Zarfet nga Serbia verifikohen me maska
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me verifikimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Verifikimi po kryhet nën masa të shtuara të sigurisë shëndetësore për zyrtarët e KQZ-së, pas raportimeve të datës 13 tetor, se mbi 20 persona kishin reaksione alergjike pasi që kishin hapur këto zarfe. “Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Facebook Forum