NEWBORN mbulohet me portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës
Portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës, janë vendosur në obeliskun NEWBORN, në Prishtinë. Ky obelisk paraqet një nga monumentet që shënuan ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008. Shkronjat NEWBORN, janë mbuluar me portretet e grave të suksesshme të Kosovës, sipas ideatores së projektit, gazetares amerikane, Loren Peace.Ndër portretet që janë vendosur aty, janë gra profilesh të ndryshme, përfshirë figura politike, gazetare, aktiviste e përfaqësuese të shoqërisë civile, sportiste, artiste etj. Në mesin e 99 grave të suksesshme, figurojnë edhe portretet e ish-presidentes Atifete Jahjaga, pastaj të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi, e deri te sportistet me nam nga Kosova që kanë arritur deri te titulli kampion bote. Ky është një nga aktivitetet që po organizohen këto ditë në prag të përvjetorit të 20-të, të futjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që shënon edhe çlirimin e Kosovës.
Facebook Forum