Të zhgënjyer nga pamundësia të lëvizin lirshëm sivjet
Çështja për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për Kosovën, nuk është futur në agjendën e takimeve të dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Kjo mos përfshirje ua shoi shpresat qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave brenda një periudhe të afërt kohore. Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për vizë nëse synojnë të udhëtojnë në zonën Schengen.
Facebook Forum