Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

08:22 11.6.2017

Daka: Procesi zgjedhor po ecën në rregull

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e parë për media, ka bërë të ditur se janë hapur të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

08:49 11.6.2017

Hoti: Procesi zgjedhor në komunat në veri, pa ndonjë problem

Policia e Kosovës njofton se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohet pa ndonjë problem eventual në aspektin e sigurisë.

Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për veriun e vendit, tha për Radion Evropa e Lirë se “deri më tani në aspektin e sigurisë në këtë pjesë gjithçka është në rregull”.

Shtatë qendra të votimit në veri të Mitrovicës janë hapur që nga ora 07:00.

09:09 11.6.2017

Haradinaj: Vota e qytetarëve ka peshën e katër viteve

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka votuar.

Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

“I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë, vota ka rëndësi. Ky vendim i sotëm e ka peshën e vet katër vite, dhe qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë”, ka thënë Haradinaj.

09:16 11.6.2017

Apostolova: Votoni, sepse sot vendoset se kush do ta udhëheqë Kosovën

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka vizituar disa qendra votimi. Ajo ka thënë se 11 qeshori është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Shpresojmë që njerëzit do të dalin dhe të votojnë. Është një përgjegjësi e madhe që kanë, sepse ata sot vendosin se kush do t’i udhëheqë”, ka thënë Apostolova.

Zyrtarja e BE-së i ka dëshiruar Kosovës një proces të suksesshëm zgjedhor.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG