Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

07:12 11.6.2017

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka hap vendvotimet

Nga ora 07:00 e mëngjesit, ka filluar hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka hedhur e para votën. Me këtë rast ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Daka: Të mos keqpërdoret vota
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

“I ftoj dhe komisionerët e partive politike që të mos e keqpërdorin detyrën e tyre dhe t’i tregojmë botës se ne dimë të organizojmë zgjedhje”, ka thënë Daka.

07:25 11.6.2017

Rreth 200 pjesëtarë të OSBE-së në veri të Kosovës

Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shpërndarë 200 pjesëtarë të stafit në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Fotografi nga arkivi
Fotografi nga arkivi

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se ky staf ka rol këshillëdhënës.

“Dy persona janë për një vendvotim, por ata nuk kanë rol ekzekutiv dhe se janë aty vetëm për të këshilluar anëtarët e Komisioneve Komunale”, ka theksuar Daka.

07:35 11.6.2017

Mbi 150 mijë votues të rinj në zgjedhje

Rreth 155 mijë votues të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Zgjedhjet 2017
Zgjedhjet 2017

Lista Përfundimtare e Votuesve, sipas KQZ-së, përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve.

07:53 11.6.2017

Ftohen qytetarët të raportojnë parregullsitë

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Institutin Columbus, përmes fushatës “Voto dhe Vëzhgo”, fton qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi që shohin gjatë ditës së votimit, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG