Clinton “nuk ka mbaruar ende”
Udhëheqësi i fushatës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se numërimi i votave nga disa shtete vazhdon ende dhe se Clinton “nuk ka mbaruar ende”.
John Podesta i luti mbështetësit që të shkojnë nëpër shtëpi, pasi “nesër do të ketë më shumë për t’iu thënë”.
Rivali republikan i Clintonit, Donald Trump, është në epërsi me votat e Kolegjit Zgjedhor.
Trump zgjidhet president i SHBA-së
Donald Trump, biznesmen miliarder, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ai do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshëm. Kandidati republikan, Donald Trump, është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.
Trump, manjat i pasurive të patundshme, pa përvojë politike, ka mposhtur rivalen demokrate, Hillary Clinton.
Trump ka premtuar se do ta bëjë Amerikën “të madhe përsëri”, me krijimin e më shumë vendeve të punës dhe me uljen e taksave.
Ai është zotuar se do të ngrejë mur në kufirin SHBA-Meksikë dhe se do të kufizojë hyrjen e myslimanëve në SHBA.
Trump vazhdimisht e ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar si “lider të madh”.
Vlera neto e pasurisë së Trumpit llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë.
Donald Trump: Një jetë në biznes dhe televizion
Trump mban fjalim pas fitores
Donald Trump, në paraqitjen e tij të parë përpara përkrahësve të tij, ka thënë se “ka ardhur koha që të bashkohemi si një popull”.
Trump zotohet të jetë një president për “të gjithë amerikanët“ dhe se “duhet mbyllur dallimet” pas një fushate kundërthënëse.
Trump thotë se Clinton e ka pranuar fitoren e tij përmes një telefonate.