Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, për masën e paraburgimit që i është caktuar deputetit Fisnik Ismaili. Ai nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit, me dyshimin se i janë gjetur bombola gazi.
Ligjvënësit nga opozita kanë bërë përpjekje të depërtojnë përtej forcave të sigurimit, të cilët kishin bllokuar hapësirën, që çon në drejtim të sallës kryesore të Kuvendit të Kosovës, ku edhe mbahen seancat plenare.
Aty është hedhur sërish gaz lotsjellës, ndonëse ende nuk është e qartë nga kush.
Pjesëtarët e sigurimit aktualisht kanë vënë maskat në fytyrë për t'u mbrojtur nga gazi.
Dëgjoni këtu mendimet e disa qytetarëve të Prishtinës, mbi zhvillimet e sotme në Kuvend.
Seanca vazhdon pa opozitën
Deputetët e partive në pushtet, pa ata nga rradhët e opozitës, fillimisht zunë vendet e tyre në një sallë alternative për vazhdimin e punimeve të seancës së ndërprerë, por u transferuan në sallën kryesore, aty ku mbahen rëndom seancat plenare.
Sigurimi i Kuvendit nuk ka lejuar opozitën që të hyjë në sallë.