Opozita hedh gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit
Ligjvënësit nga opozita kanë bërë përpjekje të depërtojnë përtej forcave të sigurimit, të cilët kishin bllokuar hapësirën, që çon në drejtim të sallës kryesore të Kuvendit të Kosovës, ku edhe mbahen seancat plenare. Aty është hedhur sërish gaz lotsjellës, ndonëse ende nuk është e qartë nga kush.