Ndërlidhjet

Seanca e Kuvendit pa opozitën
Seanca e Kuvendit pa opozitën

Opozita pezullohet nga punimet e Kuvendit

13:28 30.11.2015

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, për masën e paraburgimit që i është caktuar deputetit Fisnik Ismaili. Ai nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit, me dyshimin se i janë gjetur bombola gazi.

13:24 30.11.2015

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk ka filluar ende, me gjithë njoftimet se do të fillojë në orën 13:00.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka komentuar propozimin që thuhet të jetë bërë sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të përjashtuar në një afat të caktuar opozitën nga punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse Kuvendi i Kosovës vendos që ta përjashtojë opozitën, me çfarëdo formule procedurale, me një gjë të tillë, në fakt, e dëmton vetë legjitimitetin e tij. Në anën tjetër, nëse nuk ka dialog prej të dyja palëve, ulje në një tryezë të përbashkët, gjithashtu ky do të jetë një reflektim që do ta dëmtojë dhe do të vazhdojë ta dëmtojë procesin”, ka thënë zoti Korenica.

12:44 30.11.2015

Kryesia thërret vazhdimin e seancës, për orën 13:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës të vazhdojë rreth orës 13:00.

Aida Dërguti, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë pjesë në këtë mbledhje të Kryesisë dhe ka thënë se ka pasur propozim nga Partia Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të votohet për përjashtimi i forcave politike në opozitë nga punimet e Kuvendit.

Raportohet gjithashtu se ndaj këtij propozimi ka pasur kundërshtime nga disa anëtarë të Kryesisë së Kuvendit.

Opozita e bllokuar nga sigurimi.
Opozita e bllokuar nga sigurimi.

12:27 30.11.2015

Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës janë duke pritur përfundimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për të kuptuar nëse seanca e paralajmëruar për sot, do të vazhdojë.

Seanca u ndërpre që në fillim, nga hedhja e gazit lotsjellës, nga ana e deputetëve në opozitë.

Nuk dihet ende nëse seanca do të mbahet në një seancë alternative, ashtu siç ka ndodhur në dy raste deri më tash, pa praninë e deputetëve nga opozita.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG