Ndërlidhjet

Seanca e Kuvendit pa opozitën
Seanca e Kuvendit pa opozitën

Opozita pezullohet nga punimet e Kuvendit

12:20 30.11.2015

Policia konfirmon arrestimin e deputetit Fisnik Ismaili

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

"Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policor, ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Ismaili janë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës", thuhet në komunikatën e policisë.

"Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë".

12:00 30.11.2015

Ligjvënës nga radhët e opozitës janë duke u kontrolluar nga sigurimi i Kuvendit të Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, brenda në sallë.

Autoritetet e rendit duket se janë duke mbledhur prova nga salla, për gazin lotsjellës, dhe prandaj nuk po lejojnë hyrjen e deputetëve brenda saj.

Ndërkohë, në hapësirat e Kuvendit është duke u mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të vendoset për vazhdimin ose jo të seancës së sotme.

Kontrolle të shtuara ndaj opozitës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:28 0:00

11:55 30.11.2015

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se është arrestuar deputeti Fisnik Ismaili, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

11:36 30.11.2015

Momenti i hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Gazi lotsjellës ndërpret punimet në Kuvend
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG