Ndërlidhjet

Live Blog: Krijimi i institucioneve të Kosovës

- Gjashtë muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kosova pritet të bëhet me institucione.

- Këto institucione do të formohen në bazë të një marrëveshjeje të arritur për bashkë-qeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

11:59 8.12.2014

Mustafa kryeministër, Veseli kryeparlamentar, Thaçi president më 2016

Marrëveshja për bashkëqeverisje, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës parasheh ndarjen e pozitave kryesore.

Mediat kanë publikuar marrëveshjen e nënshkruar dhe raportojnë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pritet të zgjidhet kryeministër i ri për mandatin 4 vjeçar.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të jetë kryetar i Kuvendit. Kurse, nga viti 2016, kur presidentes Atifete Jahjaga t'i përfundojë mandati, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi do të nominohet për president të ardhshëm të Kosovës.

12:28 8.12.2014

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje, në rrjetin e tij social Facebook shkroi:

"Asgjë që mund të them tani nuk mund ta bëjë më të keq veprimin e disa njerëzve sot. Prandaj ju ftoj vetëm ta shikoni në orët në vijim dhe do ta keni ndjenjën edhe vetë. ‪#‎kosova‬ ‪#‎kuvendi‬".

Ai reagoi edhe përmes rrjetit social Twitter, duke thënë se kjo çfarë po ndodh është "pika më e ulët".

12:30 8.12.2014

Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Veseli është propozuar në këtë post në bazë të marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje. Procedura e votimit solli si rezultat 71 vota për 41 kundër dhe 1 abstenim.

12:35 8.12.2014

Kuvendi zgjedh tre nënkryetarë të ri

Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi ka proceduar edhe me zgjedhjen e tre nënkryetarëve me 98 vota për, 2 kundër dhe 15 abstenime. Ata janë, Xhavit Haliti (PDK), Sabri Hamiti (LDK) dhe Glauk Konjufca (Vetëvendosje).

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG