Ndërlidhjet

Koalicioni PDK-LDK nxit kundërshtime


Prishtina
Prishtina

Edhe pse është arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ende nuk ka diçka konkrete për atë se si do të ndahen postet.

Ajo që dihet pesë ditë pas arritjes së marrëveshjes është se grupet punuese të dy subjekteve politike, janë duke punuar për të harmonizuar çështjet programore.

Megjithatë, kjo marrëveshje e arritur e këtyre dy partive, ka nxitur reagime të forcave politike, por edhe vet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alma Lama, thotë se nuk e mbështet marrëveshjen edhe koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për disa arsye.

Njëra nga to, sipas saj është që disa individ në ketë subjekt politik kanë probleme me drejtësinë.

“Raportin me sundimin e ligjit që e ka PDK-ja dhe duke qenë se unë personalisht luftoj për demokraci për sundimin e ligjit, kjo është arsyeja pse jam në politike, nuk më duket se nëpërmjet këtij koalicioni do të punohet në ketë drejtim. (PDK) është një subjekt që përbëhet nga shumë individ që kanë problem me drejtësinë ose janë akuzuar për korrupsion ose që kanë kapur shtetin. Mjafton të shihni situatën e fundit me Gjykatën Kushtetuese”, tha Lama.

Deputetja Lama, tha po ashtu se nuk është e vetmja në LDK, e cila është kundër këtij koalicioni.

Ajo thotë se ka edhe të jetë anëtar dhe votues të këtij subjekti e që nuk janë dakord me ketë marrëveshje.

“Besoj se elektorati nuk është fort i kënaqur, ka reagime. Unë mund të flas vetëm në raport me kontaktet e mija, nuk mund dua të marrë përgjegjësinë për të folur për subjektin. Kam shumë shumë reagime nga njerëz të ndryshëm që janë votues të LDK-së, e që nuk është se kanë pritur mirë ketë koalicion”, tha Lama.

Nga ana tjetër nënkryetarja e LDK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës Teuta Sahatqia, nuk e ka mohuar faktin se në LDK, mund të ketë mos pajtime me arritje e kësaj marrëveshje.

Por, ajo ka thënë se me shumë se 90 % e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, i kanë thënë po kryetarit të partisë që të bëj marrëveshje me cilën do parti politike.

“Mendoj që e bukura e demokracisë është ajo që njerëzit të tregojnë vullnetin e tyre flasin dhe votojnë sipas bindjes së vet. Por, demokracia nuk përfundon vetëm me biseda. Demokracia e ka edhe vullnetin e shumicës dhe obligimin që ai vullnet i shumicës të respektohet”, tha Sahatqia.

Partitë e tjera opozitare marrëveshjen PDK- LDK e kanë cilësuar të dëmshme dhe kthim parapa për Kosovën.

Që nga 10 qershori, përkatësisht 10 shtatori, LDK-ja, AAK-ja partia Nisma të mbështetur edhe nga Vetëvendosje ishin në një Bllok me synimin që të formonin qeverinë, duke e lënë PDK-në në opozitë.

Sido që të jetë, zvarritja që po bëhet në krijimin e institucioneve të reja, sipas analisteve politik, mund t’i rëndoj edhe më tej proceset nëpër të cilat duhet të kaloj Kosova.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG