Ndërlidhjet

Nuk nis ende peticioni për gratë e dhunuara


Ilustrim
Ilustrim

Bordi drejtues për organizimin e peticionit “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”, ka mbajtur takimi e dytë, ku është diskutuar bashkë me përkrahës të tjerë për hapat e mejmë të kësaj iniciative.

Bordi edhe pse kishte deklaruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor do të nis me mbledhjen e nënshkrimeve një gjë e tillë nuk a nisur ende.

Udhëheqësja e bordit njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë Edita Tahiri tha se data për fillimin e mbledhjes se nënshkrimeve do të bëhet e ditur pas disa takimeve të tjera, që sipas saj, do të zhvillohen së shpejti.

“Edhe datën do ta caktojë bordi. Pse nuk e kemi caktuar deri tash, duhet të kemi parasysh që është vera, por nuk mund të shtyhet më shumë. Sot kemi pasur disa ide, dhe këto ditë do të kemi edhe një takim me zyrtaret e barazisë gjinore (në komuna) se ato i kanë dhënë do ide. Do ta mbajmë edhe një takim për të parë kur si është koha me fleksibile që peticioni të dalë më i suksesshme”, tha Tahiri

Nga ana tjetër, përkrahësit e iniciativës për peticion kanë kërkuar që të dinë datën kur dhe si do të organizohet peticioni nga bordi.

Habibe Bytyqi, zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Suharekës tha se koha aktuale e pushimeve nuk do të ishte në favor të mbledhjes se nënshkrimeve.

“Ajo çka neve nga intereson më shumë është aspekti teknik sidomos aspekti kohor kur do të fillojë. Po të thuhet që do të fillojë javën e ardhshme, unë po flas nga praktika atje, të gjitha rrethanat aktualisht janë të disfavoshme. Nëse fillohet javën që vjen unë besoj se nuk kemi as rrethana politike e as institucionale e as praktike në komuna”, tha Bytyqi.

Drejtuesja e bordit Edita Tahiri, tha se me anë të i kanë peticioni do t’i bëhet thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të bëjnë një raport zyrtar për rastet e dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka shtuar se bërsitë e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë ndëshkimin e merituar dhe për këtë kërkohet që të vendoset drejtësia ndërkombëtare.

“Ne jemi duke kërkuar mbrojtje ndërkombëtare për viktimat. Ne po kërkojmë për mbrojte të viktimat në Kosovës por kjo kërkesë shkon anë e mban botës. Po ashtu ne kërkojmë që bërsitë e këtyre krimeve gjenocidale dhe autoret e politikave gjenocidale të dalin para drejtësisë”, tha Tahiri.

Ndryshe, për ketë iniciativë të këtij bordi ka pasur kritika nga disa përfaqësues të institucioneve kosovare, duke thënë se çështja e dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë, duhet të trajtohet nga institucionet dhe jo nga bordet e ndryshme.

Zonja Tahri, duke folur për këtë çështje nga ndërtesa e Qeverise së Kosovës, aty ku edhe është mbajtur takimi i dytë i bordit, tha se institucionet nuk organizojnë peticione.

“Ka pasur zëra që kjo iniciativë të bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar të presidentes për çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës. Përgjigja ime ka qenë: institucionet e shtetit nuk bëjnë peticion. As presidenca, as qeveria as parlamenti. Ato janë për t’i zgjidhur problemet. Prandaj ju thash që ne jemi bord joqeveritar dhe dëshirojmë që të nxisim qytetarët që të shprehim një kërkesë qytetare. Me bartë këtë iniciativë te presidenca i bije që të kërkojmë presidenca me të bëjnë peticion”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar "Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre". Në këtë ligj janë të përfshirë edhe personat e dhunuar gjatë luftës.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti, Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte bërë një raport për dhunimin e grave gjatë konflikteve të ndryshme në botë.

Në këtë raport ishin përfshirë 21 vendet në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Lindja e Mesme, nuk ishte përfshirë Kosova.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG