Zëvendëskryeministrja në largim e Kosovës Edita Tahiri, ministrja e Integrimeve Evropiane në largim Vlora Çitaku, ish deputete dhe femra të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, kërkojnë drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në takimin e parë të Bordit drejtues për organizimin e peticionit “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”, përfaqësueset e kësaj iniciative i kanë bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të bëjnë një raport zyrtar për rastet e dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.
Zëvendëskryeministrja në largim e Kosovës, Edita Tahiri ka theksuar se bërsitë e këtyre krimeve ende nuk e kanë marr ndëshkimin e merituar dhe për këtë kërkohet që të vendoset drejtësia ndërkombëtare.
“Ne sot jo vetëm që do të inaugurojmë këtë iniciativë, por edhe bordin drejtues i cili do të merr përsipër gjithë procesin e realizmit, jo vetëm të peticionit, por edhe faza tjera që qojnë drejtë realizmit të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara në Kosovë gjatë luftës, për këtë tragjedi të luftës, për këtë krim gjenocidal që Serbia dhe forcat serbe e kanë bërë gjatë luftës në Kosovë, por që për fat të keq që kjo çështje ka mbet e pa ndriçuar plotësisht dhe drejtësia ndërkombëtare nuk është vërë në vend”, theksuar Tahiri.
Në anën tjetër, Vlora Çitaku, ka theksuar se qëllimi final i iniciativës është të vendosim drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të dhunës seksuale në Kosovë.
“Lufta në Kosovë për shumicën prej nesh ka përfunduar para 15 viteve, por për 20 mijë gra dhe familje nuk ka paqe dhe nuk ka drejtësi. Është detyra jonë që të bëhemi zëri i atyre që nuk kanë zë, dhe është detyra jonë që këtyre grave që janë nënat tonë, motrat tonë t’iu ndihmojë që ta kthejnë dinjitetin në shoqëri, turpi nuk bie mbi to , turpi bije mbi ata që kanë kryer aktin dhe turpi bie mbi ne si institucione dhe si shoqëri që kemi bërë aq pak për të rehabilitimin e tyre qoftë ligjërisht, qoftë shpirtërisht”, ka thënë Çitaku.
Në shkurt të këtij viti, Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte bërë një raport për dhunimin e grave gjatë konflikteve të ndryshme në botë. Në këtë raport ishin përfshirë 21 vendet në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Lindja e Mesme, nuk ishte përfshirë Kosova.
Teuta Sahatçiu, ish deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se peticioni do të nis pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
“Hapi i parë do të jetë fillimi i një peticioni, atë peticion nuk dëshirojmë ta nisim tani në prag të zgjedhjeve dhe nuk dëshirojmë që ajo të nënkuptohet si fushatë zgjedhore, por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare do të nisin hapat, kemi menduar të jetë 16 qershori si datë e mundshme, në të cilin do të nisë një peticion me nënshkrime”, ka sqaruar Sahatçiu.
Edhe pas 15 viteve të përfundimit të luftës ende nuk ka një numër të saktë të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por mendohet që numri i tyre të jetë deri në 20.000.
Zëvendëskryeministrja në largim e Kosovës, Edita Tahiri ka theksuar se Kosova duhet të ketë një ministri e cila duhet të merret më ndriçimin e dëmeve të luftës që i janë bërë Kosovës dhe popullit dhe në kuadër të saj edhe çështja e dhunimit të grave.
“Po ja përmendi shtetin e Izraelit, që nga formimi i shtetit kanë ministri e cila merret me ndriçimin e Holokaustit hebre edhe ne kemi një holokaust shqiptarë këtu i cili donë të ndriçohet me një ministri ndoshta në të ardhmen”, thekson Tahiri.