Ndërlidhjet

Bizneset hapen dhe shuhen për pak ditë


Ilustrim
Ilustrim

Në Kosovë janë shuar shumë biznese për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Përderisa shifrat zyrtare flasin për afër 900 biznese që kanë falimentuar, përfaqësues të subjekteve ekonomike theksojnë se kjo shifër shkon mbi 3,500.

Mehdi Pllashniku, koordinator për çështje juridike dhe praktike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë periudhës gjashtëmujore janë shuar 872 biznese, duke shtruar se në mesin e kompanive të falimentuara janë edhe tetë kompani të huaja.

“Prej tyre, 810 biznese individuale, 25 ortakëri të përgjithshme, 28 shoqëri në përgjithësi të kufizuara, një shoqëri aksionare dhe 8 kompani të huaja", thotë Pllashniku.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e subjekteve ekonomike në vend thonë se kjo shifër paraqet vetëm bizneset që në mënyrë zyrtare kanë përfunduar proceduarat e çregjistrimit.

Në bazë të disa hulumtimeve të Agjencisë Kosovare të Biznesit (AKB), thuhet se për gjashtë muaj aktivitetin e tyre ekonomik nuk e zhvillojnë mbi 3,500 biznese, thotë Agim Shahini udhëheqës në këtë agjenci.

“Sipas hulumtimeve tona, brenda këtij gjashtëmujori kemi më shumë se 3,500 biznese që kanë pushuar aktivitetin e vetë. Ne AKB të gjitha bizneset që me më pak se gjashtë muaj nuk gjenerojnë të hyra për vete dhe për shtetin i konsiderojmë biznese të shuara dhe biznese jo aktive. Kjo dukuri na shqetëson shumë dhe ky shqetësim është i vazhdueshëm në tregun e Kosovës që disa vite, dhe i njëjti trend po vazhdon edhe tash”, thekson Shahini.

Shahini thekson se procedurat për kërkesë për shuarjen e bizneseve janë më të komplikuara se sa procedurat për regjistrimin e bizneseve të reja.

Në ueb faqen zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, tregohen dokumentet e nevojshme për shuarje të bizneseve individuale ose ortakërisë se përgjithshme.

Për shuarje të bizneseve nevojitet plotësimi i formularit, kopja e letërnjoftimit të pronarit, certifikata origjinale e biznesit, vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për shuarje të biznesit dhe një fletë pagesë prej 5 eurosh.

Ndërkaq për shuarjen e korporatave nevojiten 10 dokumente të ndryshme.

Sidoqoftë, në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, ku të dhënat paraqiten vetëm për tre muajit e parë të këtij viti, thuhet se mbetet inkurajues fakti pasi mbyllja e bizneseve ende ka raport të ulët ndaj bizneseve që hapen, nga 10 biznese sa hapen vetëm 1.5 mbyllen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG