Anëtarët e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë deklarojnë se janë duke punuar në disa projekte që kanë të bëjnë me krimet e luftës.
Identifikimi i lokacioneve në nivel vendi ku janë kryer dhunime seksuale gjatë luftës, vende dhe dëshmitë e masakrave dhe çështja e të zhdukurve, janë disa nga projektet në të cilat është duke punuar instituti.
Anëtari i institutit, Pajazit Nushi, i cili është bartës i projektit për të dhunuarit seksualisht gjatë luftës dhe të zhdukurit, konsideron se instituti është duke kryer punët në bazë të projekteve dhe obligimeve që ka.
Për me tepër, Nushi thekson se një ndër punët më të rëndësishme që është bërë deri më tash është identifikimi i disa lokacioneve ku ka ndodhur dhuna seksuale.
“Ne deri më tash, kemi identifikuar 69 lokacione në qytete edhe fshatra të Kosovës ku janë kryer dhunimet seksuale dhe njëkohësisht jemi në vërtetim të 8 lokacioneve të dyshimta deri tash. Besoj se për një kohë të shkurtër mund të gjejmë dëshmitarë edhe për këto lokacione të tjera”, tha për Radion Evropa e Lirë, zoti Nushi.
Ai tha po ashtu se instituti është duke punuar në projektin që ka të bëjë me kualitetin e jetës ekonomike etike e sociale të femrave të dhunuara dhe familjes se tyre.
Kurse, sa i takon projektit tjetër për të zhdukurit, akademik Pajazit Nushi mendon se edhe ne ketë çështje është punuar konsiderueshme.
“Kanë ngelur ende prej 1712 veta që kërkohen e që me vështirësi mund të gjinden, por besojmë se ky numër do të zvogëlohet relativisht shumë me hapjen e varrezës masive afër Rashkës”, tha Nushi.
Anëtarët tjerë të institutit konsiderojnë se vonesa në kryerjen e shumë punëve të tyre është duke i pamundësuar mosmiratimi i Ligjit për Institutin e Krimeve të Luftës.
Thuhet se instituti deri më tash nuk ka përfunduar ende publikimet rreth masakrave në Kosovës, publikime këto që së pari duhet t’i ofrohen Ministrisë së Drejtësisë.
Anëtarët e instituti kanë thënë që nga themelimi i Institutit kanë dalë në terren për të gjetur informacione lidhur me projektet e tyre.
Ata janë takuar me autoritete komunale në nivel vendi dhe persona kompetentë të cilët kanë pasur mundësi të japin të dhëna apo dëshmi lidhur me masakrat e luftës, aktet gjenocidale apo edhe të tjera.
Nga ana tjetër, Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, punën e deritanishme të insitutiti nuk e sheh në nivelin e knaqëshme duke marr parasysh kohën sic thotë ajo, kur është themeluar ky institut.
“Natyrisht ky institucion kur është themeluar, ambiciet kanë qenë shumë të larta për faktin se është menduar se do të merret me dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës, përfshirë këtu edhe viktimat e dhunës seksuale gjate luftës".
"Me gjithatë, për faktin që ky institucion përbëhet nga gjinia mashkullore, ka qenë e ndjeshme natyra e dokumentimit të grave të dhunuara gjatë luftës. Prapë se prapë rezultati i deritanishëm (i punës së institutit) nuk është në nivel të kënaqshme për periudhën ku jemi tani”, tha Rushiti.
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është institucioni publik hulumtues me qëllim të mbledhjes, sistematizimit, përpunimit dhe publikimit të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999.
Udhëheqësit e këtij Instituti kanë deklaruar se Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar.