Asistenca sociale të cilën e ofrojnë institucionet e Kosovës për familjet në nevojë që nga viti 2003, është treguar e pamjaftueshme për shportën e një familjeje të kësaj kategorie.
Kështu kanë deklaruar drejtuesit UNDP-së gjatë prezantimit të një vlerësimi mbi vlerat reale të ndihmës sociale.
Nga të gjeturat që i ka hulumtuar UNDP-së thuhet se “vlera mujore e Asistencës Sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre, (numrit të të rriturve dhe fëmijëve në familje)".
"Familjet me 2 të rritur dhe 3 fëmijë marrin nga 85 euro në muaj, përderisa kostoja e shportës minimale të ushqimit për këtë lloj familjeje ka qenë 140 euro në muaj 10 vite më parë”, thuhet mes tjerash në vlerësimin e UNDP-së.
Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, tha se gjetjet lidhur me këtë çështje janë interesante, dhe mund të shërbejnë si një thirrje për zgjim të institucioneve, pasi që asistenca për familjet që marrin ndihmë nuk është e mjaftueshme.
“Ajo që do të shihni në prezantim ne detaje është se asistenca sociale e ofruar ka qenë e pamjaftueshme për t'i mbuluar kostot e shportës minimale të ushqimit që nga hyrja në fuqi e kësaj skeme. Nga ana tjetër metodologjia e këtij studimi do të mund dhe do të duhej të shqyrtohet nga ministria në të ardhmen që të zbatojë legjislacionin e saj për asistencën sociale e po ashtu edhe strategjinë sektoriale”, tha Russell.
Niveli i Asistencës Sociale ka ndryshuar shumë pak që nga viti 2003, përkundër rritjes ekonomike dhe ngritjes së çmimeve, posaçërisht atyre të ushqimit gjatë 10 viteve të fundit, thuhet në vlerësimin e UNDP-së.
Gjithashtu, në këtë vlerësim thuhet se “që nga Tetori i vitit 2012, përfituesit e skemës sociale marrin edhe një shtesë prej 5 euro në muaj për çdo fëmijë të moshës 0-18 vjeç. Ky përfitim synon të përmirësojë qasjen e fëmijëve në arsim dhe shërbime të kujdesit shëndetësor”.
Erblina Elezaj, analiste e hulumtimeve në UNDP, theksoi se në vitin 2003, kufiri i varfërisë së skajshme (të ushqimit) në Kosovë ka qenë 47 euro, për person, kurse vlera mujore e Asistencës Sociale për familje 1-anëtarëshe është 40 euro edhe në vitin 2014.
“Në bazë të këtyre të dhënave mundemi me thënë që fuqia blerëse e ndihmës sociale ka ranë vazhdimisht prej vitit 2003 edhe është definitivisht e pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat më bazike”, tha Elezaj.
Vlera mujore e Asistencës Sociale për familje 1-anëtarëshe është €40 edhe në vitin 2014.
Në hulumtim thuhet se “niveli i asistencës sociale ka qenë vazhdimisht më i ulët se paga mesatare në Kosovë. Në vitin 2003, vlera mesatare e Asistencës Sociale ka qenë 56 euro në muaj përderisa paga mesatare mujore ka qenë 167 euro”.
Ndryshe, Lahi Muja i cili jeton në Prishtinë, dhe varet nga ndihma sociale e shtetit, me tetë anëtarë në familje tregon se jeta për të dhe familjen është bërë shumë e vështirë.
“Me 70 euro tetë anëtar, jeta është shumë e vështirë me shumë në spital po rri. Jam i sëmur nga mushkëritë me 70 euro as barna nuk na dalin. Por po ja dalim disi, djali duke punuar ( punëtor krahu) po nuk ka punë nuk asgjë. Një jetë katastrofë”,tha Muja.
Familjet që jetojnë në varfëri ekstreme në Kosovë konsiderohen të jenë ato familje të cilat marrin asistencë sociale nga Qeveria e Kosovës.
Janë rreth 35 mijë familje me 182 mijë anëtarë të cilat e gëzojnë këtë ndihmë prej 40 deri në 80 euro në muaj.
Sidoqoftë, një nga rekomandimet e UNDP është që të behet rishikimi i formulës për llogaritjen e përfitimit për familje të ndryshme në bazë të madhësisë dhe strukturës së familjes, në mënyrë që Asistenca Sociale të jetë e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e shportës minimale të ushqimit.