Çështja e simboleve në fletëvotime dhe materialin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, është vetëm një nga arsyet pse “Lista Serbe” ka ngrirë aktivitetet parazgjedhore, thonë përfaqësuesit e kësaj liste.
Sipas tyre, e gjithë kjo situatë rrezikon pjesëmarrjen e votuesve serbëve në votime, por edhe të vet këtij subjekti në garën zgjedhore.
Megjithatë, ata kanë dallime në qëndrimet e tyre personale lidhur me çështjen e simboleve në materialin zgjedhor.
Goran Rakiq, kryetar aktual i komunës së Mitrovicës së veriut dhe përfaqësues nga veriu i Kosovës i “Listës Serbe”, i ka thënë Radios Evropa e lirë se përfaqësuesit e serbëve të katër komunave në veri kanë kërkuar heqjen e simboleve dhe shenjave të shtetësisë së Kosovës nga fletëvotimet.
“Ne pajtohemi që në fletëvotime të qëndrojnë shenjat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por jo shenjat e shtetësisë. Nuk ekziston shteti i Kosovës, të cilin Republika e Serbisë e njeh. Gjithashtu, kemi pasur vërejtje ndaj KQZ-së edhe sa u përket aktiviteteve zgjedhore".
"Konsiderojmë që edhe në komunat në jug të lumit Ibër, me shumicë shqiptare, serbët duhet të jenë në këshillat zgjedhor gjë që nuk figuron. Në anën tjetër, në veri, vlejnë rregulla tjera dhe në mjediset me shumicë serbe , janë edhe shqiptarët në këshillat zgjedhor”, ka theksuar Rakiq.
Zëvendëskryeministri në largim Slobodan Petroviq, i cili tash është pjesë e “Listës Serbe” i ka thënë Radios Evropa e Lirë se komentet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me numrin e ulëseve në Kuvendin e Kosovës për serbët, është një nga arsyet që janë ngrirë aktivitetet parazgjedhore nga Lista serbe.
Sa i përket çështjes së simboleve, Petroviq ka theksuar se ajo është vënë si ankesë nga përfaqësuesit e “Listës Serbe” nga veriu i Kosovës.
“Sipas tyre një gjë e tillë është në kuadër të planit nga marrëveshja e Brukselit. Aty ekzistojnë procedura dhe rregulla të caktuara, në bazë të së cilave janë organizuar zgjedhjet lokale, që tashmë janë pas nesh".
"Tani më ky është një shpjegim, i cili duhet t’iu sqarohet njerëzve, të cilët, para së gjithash, janë në veri. Ne i kemi pasur zgjedhjet lokale, të cilat kanë qenë ndryshe nga ato parlamentare. Unë nuk do të doja të deklarohem nëse jam për apo kundër kësaj”, tha Petroviq.
Me gjithë dallimet që kanë përfaqësuesit e Listës Serbe, por që nuk i pranojnë si të tilla, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, po ashtu anëtare e Listës Serbe, vlerëson se në fund, përfaqësuesit e këtij subjekti do të jenë unik në qëndrime.
Megjithatë, sipas saj, për serbët ka gjëra shumë më të rëndësishme se sa të qenit ose jo e simboleve mbi fletëvotime.
“Unë, po ju them se kam dalë në zgjedhje, e kam bërë betimin dhe po ashtu kam votuar kundër heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë. Nëse problemi qëndron vetëm në simbole, atëherë për mua ekzistojnë shumë më tepër gjëra konkrete se sa simbolet dhe në këtë kuptim unë llogaris në fuqinë e serbëve".
"Për mua, është shumë më e tmerrshme që në vazhdimësi shumica shqiptare e modelon procesin zgjedhor në mënyrën që serbët të mos mund t’i marrin më shumë se 10 ulëse në Kuvend. Ky mosdurim dhe ky qëndrim ndaj serbëve, në kuptimin e numrave, për mua paraqet problem shumë të madh”, ka theksuar Trajkoviq.
Megjithatë, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë theksuar se e gjithë kjo gjendje e rrezikon motivimin e pjesëmarrjes masive të serbeve në votime dhe në një situatë të tillë edhe në qoftë se Lista Serbe hyn në zgjedhje, rezultati për të do të ishte jo i kënaqshëm.