Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur sot 8 qershorin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.
Ajo ka theksuar se me vendimin e Kuvendit të Kosovës për shpërndarjen e tij, vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor që do të vendosë edhe të ardhmen demokratike të tij.
"Bazuar në konsultimet me partitë politike në vend dhe me kryetaren e KQZ-së, dhe bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe në respektimin e afateve ligjore, kam marrë vendimin për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend me datë 8 qershor. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të dëshmojnë gatishmërinë tonë për të garantuar votën e lirë të qytetarit të Kosovës", ka thënë Jahjaga.
Presidentja Jahjaga ka shtuar se zgjedhjet duhet të vëzhgohen nga afër, për të garantuar një proces të rregullt.
Në ditët në vijim, ka theksuar presidentja Jahjaga, do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të dërgojë një mision vëzhgues, për të përcjellë nga afër zhvillimet në procesin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ajo, gjithashtu, ka bërë thirrje për fushatë zgjedhore të dinjitetshme.
"Që nga ky moment, i bëj thirrje të gjithë spektrit politik të Kosovës për një fushatë zgjedhore të dinjitetshme, dhe të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim, që të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, për të siguruar një proces të drejtë, sepse këto zgjedhje shënojnë një test të rëndësishëm të zhvillimit të demokracisë sonë të brendshme", është shprehur Jahjaga.
Ajo ka bërë të ditur se do t’i takojë mekanizmat e mandatuar për të mbrojtur votën, në mënyrë që të sigurohet se zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të jenë të lira.
Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga presidentja e Kosovës, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë paralajmëruar se do të ndërmerren masat e nevojshme që zgjedhjet të jenë të lira.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka theksuar se pret edhe nga spektri politik që të kontribuojë në këtë drejtim.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të kompetencave kushtetuese do t’i ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për përgatitjen e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare me të vetmin qëllim që këto zgjedhje të jenë fer, të lira, demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare”.
“Ne, si Komision Qendror i Zgjedhjeve, do të bashkëpunojmë edhe me institucionet tjera relevante për përgatitjen e zgjedhjeve. Ndërsa, presim nga subjektet politike, veçanërisht nga to, që të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës; Ligjet të cilat janë në fuqi, si dhe rregullat zgjedhore”, ka thënë Daka.
KQZ-ja, pasdite, ka njoftuar se fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm dhjetë ditë, nga 28 maji deri më 6 qershor.
Ajo gjithashtu ka shtuar se KQZ-ja pret nga subjektet politike që të jenë të vëmendshme dhe të japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Daka ka theksuar se pritet që në zgjedhjet e përkohshme parlamentare të jetë një numër i madh i vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë.
Siç ka thënë ajo, në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe në veriun e Kosovës, pritet të ketë rol edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. Por, sipas Dakës, ky rol nuk do të jetë i njëjtë sikurse në zgjedhjet lokale.
“Me siguri që OSBE-ja do ta ketë një rol, edhe pse nuk besoj që ky rol do të jetë i njëjti siç ka qenë në zgjedhjet lokale. Por, megjithatë, për shkak të arsyeve tashmë të njohura, ne presim që në pjesën veriore, OSBE do të ketë një rol, ndoshta më tepër logjistik”, ka theksuar Daka.
Lidhur me fushatën zgjedhore, ajo ka theksuar se të gjitha afatet ligjore do të shkurtohen, për shkak se nga zgjedhjet, vendin e ndajnë vetëm 31 ditë dhe do të jetë e pamundur që fushata të zgjasë ashtu siç e parasheh Ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme.
Ndryshe, shpallja e zgjedhjeve nga ana e presidentes së Kosovës ka pasuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, një ditë më parë, ku nga 120 deputetë sa i ka ky institucion, 90 votuan për, 4 kundër dhe 3 abstenuan.
Mocioni është ngritur nga një grup prej 57 deputetësh, në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit.
Kjo ishte hera e dytë që institucionet e Kosovës nuk arritën të përmbyllin mandatin katër vjeçar. Mandatin e kaluar, Kuvendi pati shkarkuar Qeverinë dhe më pas ishte shpërndarë, duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.