Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës ka qenë vetëm çështje kohe tash e sa muaj, për faktin se partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, më nuk i kishte numrat e mjaftueshëm për ta mbajtur shumicën në Parlament, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
E gjithë kjo situatë, sipas tyre ka dhënë shenja se Kuvendi, por edhe qeveria janë në buzë të krizës dhe situata e tillë domosdo ka kërkuar zgjidhje, e cila u shënua me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se e çuditshme në seancën e së mërkurës të Kuvendit ishte insistimi i vetë partisë në pushtet, PDK-së që të shpërndahet kuvendi.
Ndërkaq, sipas Selmanajt, partitë tjera, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse kanë marrë pjesë në konsultime lidhur me këtë çështje, u përfshinë në debate kontestuese nëse kuvendi duhet të vetë-shpërndahet apo të bëhet përmes rrëzimit të qeverisë me mocion mosbesimi.
“Jemi në fazën kur ne do të duhej t’i jepnim zgjidhje kësaj situate. Por, nga ana tjetër, ne e kemi një bllok të partive politike opozitare, të cilat nuk mund ta promovonin rrëzimin e qeverisë. Ata nuk i kishin numrat e domosdoshëm për të marrë vendime".
"Kjo solli situatën, gati pothuajse të vetme, të zgjidhjes së problemit, atë të shpërndarjes së parlamentit. Unë mendoj se kjo zgjidhje duhet kuptuar në kontekstin e qëllimit të saj. Në të gjitha format, qoftë me rrëzimin e qeverisë, qoftë me vet-shpërndarjen e Kuvendit, kemi të bëjmë me shkurtimin e mandatit qeverisës”, tha Selmanaj.
Leon Malazogu nga Instituti Demokraci për Zhvillim, ka theksuar se shkuarja në zgjedhje të reja ka qenë zgjidhja e vetme për faktin se , sipas tij, dinamika ndërmjet partive politike, kohët e fundit ishte bërë tejet agresive.
“E vetmja gjë, pse është vonuar shumë gjatë, kanë qenë ndoshta dilemat, së pari, përmbushja e disa vendimeve që i ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare, sikurse është gjykata. Pas përfundimit të kësaj, ka qenë çështje vetëm ajo se a do të rrëzohet qeveria apo do të shpërndahet kuvendi".
"Sot u pa që votat shumë më të mëdha për shpërbërjen, se sa për rrëzim të qeverisë, për shkak të marrëveshjes së disa partive. Tani pres më tepër një lloj dinamike në mes të partive opozitare, ku VV akuzon LDK-në, që në njëfarë mënyre ka bërë marrëveshje me PDK-në”, u shpreh Malazogu.
Në anën tjetër, tash e sa ditë, liderët e partive më të mëdha në vend, theksuan se në rast të shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen me 8 qershor.
Por, sa është ky afat i mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve të suksesshme?
Selmanaj thotë se dispozitat ligjore dhe kushtetuese i japin afat të qartë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe ky se institucion në çdo rast duhet të jetë i gatshëm që të organizoj zgjedhjet.
“Por, nisur nga praktika jonë elektorale dhe nga qasja niglizhente e institucioneve tona, kjo kohë, eventualisht data e 8 qershorit, mund të jetë si një sfidë jo e vogël e institucioneve tjera që menaxhojnë me zgjedhjet. Por, tani kërkohet një hiperaktivitet, një dinamizëm maksimal i punës dhe angazhimit, jo vetëm i KQZ-së, organeve të cilat administrojnë në proces zgjedhor por edhe subjekteve politike".
"Gjithashtu hiperaktivitet kërkohet edhe prej shoqërisë civile, organizatave tjera ndërkombëtare monitoruese, në mënyrë që të organizojmë një proces, i cili më pas do të derivonte zgjedhje të lira, të drejta dhe më pas edhe institucione demokratike”, tha Selmanaj.
Ngjashëm shpreh mendimin edhe Malazogu, por se a do të jenë zgjedhjet të organizuara në mënyrën më të mirë dhe fer, sipas tij, kjo do të varet shumë nga vullneti i partive politike.
“Me ligj, KQZ duhet të jetë e aftë që të organizoj zgjedhjet për këtij afati kohor. Nëse nuk është, atëherë duhet kërkuar llogari se pse nuk është. E dyta, nëse do të jenë fer zgjedhjet, kjo nuk varet vetëm nga ajo (KQZ), por varet pak edhe nga vullneti i partive politike. Varet nga shumë gjëra, por kryesore është se, parimisht mendoj se KQZ do të mund t’i organizojë zgjedhjet. Ndoshta jo më së miri, por do të mund t’i organizojë ato”, theksoi Malazogu.
Ndryshe, ditë më parë, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve patën deklaruar se kurdo që udhëheqësit e vendin vendosin për datën e zgjedhjeve, ky institucion do t’i organizojë ato në aftin kohor të precizuar me ligj.