Dhjetëra nëna, ditën e 8 marsit e shndërruan në marsh protestues në Prishtinë, duke bashkëndier me nënat dhe familjet e të pagjeturve, të lodhura nga premtimet siç thonë "gramofonit të prishur" për 1700 ende të pagjeturit.
“Kjo është familja e Halim Qerkezit, unë jam shoqja e Halim Qerkezit. E kam burrin, katër djemtë, dhe djali i kunatit është këtu. M’i ka marrë policia serbe me 27 mars 1999. Dy djemtë, Artanin edhe Edmondin i kam gjetë. Halimin burrin, edhe Armendin, edhe Ardianin, edhe Vegimin, hale nuk i kemi gjetur”, rrëfehet zonja në të pesëdhjetat, kurse në dorë mbante të gjashtë fotografitë e të dashurve që po i kërkon prej pas luftës.
“Qe 15 vjet e dimë se kush i ka marrw. Është polic i Gjakovës, D. R. Edhe unë kam qenë kur ishin bisedimet në Beograd, i jam drejtuar parlamentit të Beogradit, që nëse është diku D. R. le të tregojë nëse janë ose gjallë ose vdekur, do ta pranojmë realitetin. Edhe qe 15 veç dy djem, Artanin dhe Edmondin, i kam gjetur”, thotë zonja Ferdunije Qerkezi.
Bashkë me dhjeta nëna të tjera e familjarë të 1700 të pagjeturave, zonja Qerkezi doli të shtunën në Prishtinë dhe nga sheshi "Zahir Pajaziti" nisën marshin protestues, meqë thonë se janë të zhgënjyer nga indiferenca që po u bënë shteti.
“Ne gjithmonë po ndihemi të zhgënjyer. Jemi të zhgënjyer edhe me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, që asgjë nuk po bëhet as nga institucionet vendore, e as nga ato ndërkombëtaret. Kjo është arsyeje që ne do të bëjmë thirrje”, shprehet plotë mllef zonja Nysrete Kumnova, që bashkë me organizatën “Thirrjet e Nënave” dhe Rrjetin e Grupit të Grave.
Marshit protestues iu bashkëngjit edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha t’i jetë përgjigjur ftesës si qytetar për këtë marshim.
Nënat e mbledhura për këtë protestë nisën t’i flasin kryetarit të Prishtinës për premtimin që iu ishte dhënë më parë për obeliskun në shenjë kujtimi për të pagjeturit.
“Simbolika është se na është premtuar se do të bëhet obelisku për ta. Edhe në vitin 2012 e kemi vënë edhe gurin themeltar, ku ka qenë edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, dhe familjarë. Por aty nuk u vendos. As nuk u bë obelisku, as nuk vendos aty. U vu një pllakë reklamuese, të cilën e kemi kundërshtuar menjëherë dhe ne kemi shprehur pakënaqësinë, dhe kemi vendos që t’i rikthejmë edhe njëherë fotot. Fotot flasin vetë”, shpjegoi Kumnova.
Më pas, para medieve kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se bashkëndjen me problemin e ngritur, dhe se kjo “është një prej plagëve të mbetura të popullit tonë”, andaj u zotua se do të punojë në këtë drejtim.
“Prandaj, në momentin që do të takohemi, dhe t’i kuptoj kërkesat do të shohim se çfarë është ajo që komuna mund të bëjë. Por sot është thjesht, një bashkëngjitje të një proteste të qetë qytetare mbi atë se janë hequr fotografitë, nën premtimin se do të ketë obelisk. Mirëpo ato fotografi nuk janë kthyer. Kështu disi duke edhe konfirmuar harresën që po ua bëjmë për çdo ditë të gjitha atyre familjeve dhe të 1800 të pagjeturve, që ende nuk e dinë fatin e tyre”, tha Shpend Ahmeti.
Marshi që nisi nga sheshi "Zahir Pajaziti", ndaloi para Teatrit Kombëtar, ku Igballe Rugova nga shkallët e teatrit tha se po protestohet për shumëçka.
“Si gramafoni i prishur, janë përsëritur premtimet, se një ditë çështja e të pagjeturve do të zgjidhet. Qe 15 vjet nënat e të pagjeturve, janë kujdesur që fotografitë e të pagjeturve, të jenë gjithmonë aty si kujtim i luftës, si kujtim që akoma çështja e të pagjeturve nuk është zgjidhur. 15 i kanë rivendos, saherë që janë zbeh fotografitë, sepse nuk kanë dashur që të ndalin luftën e tyre, për të kërkuar të drejtën e tyre. Që ta dinë se ku janë të dashurit e tyre edhe që të fitojë drejtësia”, tha Rugova.