Jo rrallëherë në tregun e Kosovës konsumatorët hasin në produkte me cilësi të dyshimtë dhe jo të sigurta për t’i konsumuar.
Mekanizmat përgjegjës për parandalimin e hyrjes së këtyre produkteve në tregun kosovar, tregojnë se kanë hasur në raste të shumta të këtyre produkteve, por se kanë marrë masat e nevojshme.
Së fundi Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit ka larguar nga tregu i Kosovës, kofsha pule, të cilat janë shitur në markete të pa-paketuara, e të cilat nuk përmbanin datën e prodhimi dhe të skadimit.
Kjo formë e shitjes për vite me radhë kishte rrezikuar konsumatorin e Kosovës, pasi që shitja e tyre është bërë në kushte jo adekuate higjienike.
Përfaqësues të Organizatës Joqeveritare për mbrojtjen konsumatorit, kritikojnë autoritetet se marrja e vendimeve për largimin e mallrave të pasigurta nga tregu i Kosovës, në të shumtën e rasateve po bëhet me shumë vonesë.
Drejtori i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për Radion Evropa e Lirë se shitja e produkteve me afat të skaduar në tregun e Kosovës, është shndërruar në një fenomen shqetësues, që rrezikon direkt shëndetin e qytetarëve.
“Nëse e kemi parasysh që ligjet në Kosovë zbatohen vetëm 40 për qind, atëherë e kemi lehtë të konstatojmë se të drejtat e konsumatorëve respektohet vetëm 40 për qind, dhe nisur nga kjo, nuk mund të themi se jemi të kënaqur. Por, gjithsesi se jemi më mirë sesa që kemi qenë”, thotë Kaçaniku.
Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit.
Përveç Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë ekziston edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010-2015.
Në prag të muajit mars, i cili njihet si muaji për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, Kaçaniku thekson se Kosova ka shënuar përparime sa i përket mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit, por që ecja është shumë e ngadalshme.
“Në krahasim me premtimet, në krahasim me udhëzimet apo ligjet e evropiane ku Kosova synon , vendi ynë ka ende shumë punë për të bërë”, vlerëson Kaçaniku.
Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit e Kosovës , si autoritet shtetëror.
Zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi, thekson për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë kontrolli i produkteve ka procedura të njëjta sikurse edhe në vendet e zhvilluara. Sipas tij, dyshime mund të ketë, por që kontrollet bëhen sipas standardeve evropiane.
“Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të sigurt pasi që autoriteti ynë është duke bërë gjithçka që të mos lejojë asnjë produkti të dyshimtë që të vijë në kontakt me konsumatorin. Në të njëjtën kohë, ne kemi ngritur kapacitetet tona edhe profesionale edhe trajnuese, kemi investuar shumë edhe në nxjerrjen e legjislacionit që janë në harmoni të plotë me rregulloret e Bashkimit Evropian”, bën të ditur Thaçi.
AVUK brenda një viti, tregon Thaçi, asgjëson mbi 1 mijë kilogramë produkte të dyshimta.