Ndërlidhjet

Qytetarët rrezikohen nga produkte të dyshimta


Në një hulumtim të bërë nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, thuhet se misri dhe mielli i importuar nga Serbia, shamponi Kosil, domatja pa fara, margarina Vital, janë produktet të cilat konsiderohen të dyshimta e të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovë, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Ky organizatë e cila ka analizuar gjendjen ne treg, cilësinë e artikujve ushqimorë, bazën ligjore për prodhim, importin dhe kontrollin, bën të ditur se sa i përket sigurisë së ushqimit në Kosovë, gjendja është shqetësuese.

Drejtori ekzekutiv në Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi tregon se mungesa e laboratorëve për testimin e produkteve pengon aktivitetet efektive të mbikëqyrjes së tregut.

Sipas raporteve të Institut Kombëtarë të Shëndetësisë janë testuar 8812, 4062 mostra të artikujve ushqimorë prej të cilave 3.79 për qind e artikujve ushqimorë nuk iu përgjigjen normave për konsum. Nga totali 4750 janë mostra të ujit të pijshëm dhe ujërave rekreativ, nga të cilat 7.9 për qind nuk i plotësojnë standardet e parapara për konsum”, thotë Rexhepi.

Shamponi Kosil i prodhuar në Serbi është ndaluar të futet ne tregun e Kosovës për shkak se ka dyshim se përmban materie të rrezikshme kancerogjene e cila është konstatuar nga autoriteti i Maqedonisë.

Në fillim të këtij muaji është ndaluar shitja e misrit të importuar nga Serbia. Kjo masë është marrë si masë parandaluese pas dyshimit se ai është i kontaminuar.

Domatja pa fara është cilësuar e dyshimit nga Organizata joqeveritare “Konsumatori” e cila kishte pohuar se Kosova është vërshuar nga domatet e pjekura artificialisht dhe se janë të dëmshme për shëndetin.

Ky dyshim ishte bazuar në faktin se çmimi i domateve kishte rënë dukshëm.

Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, si autoritet shtetëror.

Drejtori i këtij mekanizmi, Valdet Gjinovci thotë se aspektin legjislativ Kosova e ka të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ai thotë se në të gjitha rastet kur kanë hasur në produkte të dyshimet, jo cilësore ka marrë masë për largimin e tyre nga tregu.

Falë kontrolli dhe rritjes së masave të kontrollit dhe stafit profesion kemi arritur ruajtjen e shëndetit publik dhe për disa vite radhazi nuk kemi pasur asnjë helmim si pasojë e produkteve të dyshimta ushqimore. Produktet ushqimore në tregun kosovarë nuk mund të konsiderohen të dyshimta”, thotë Gjinovci.

AVUK vetëm gjatë këtij viti ka asgjësuar mbi 1 milion kilogram produkte të ndryshme të cilat janë konsideruar të dyshimta.

Në anën tjetër, problemi i margarinës “Vital” e cila importohet nga Serbia dhe që konsiderohet si produkt i dyshimit ndërlidhet më një çështje krejtësisht tjetër.

Ky produkt sipas Institutit Standard dhe Certifikim “Hallall” në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, plotëson të gjitha standardet për qarkullim dhe për konsum, ndërsa dyshimet për të ngritën duke u bazuar në kriteret “Hallall”, certifikatë e cila nuk është e detyrueshme për tregun Kosovës.

Standardi “Hallall” iu referohet produkteve të lejuara për ngrënie të bazë të kushteve të parapara me ligjin e sheriatit islam. Ushqimi më ketë standard iu nënshtrohet kritereve dhe standardeve të caktuara për mënyrën e prodhimit, përgatitjes menaxhimit dhe deponimit deri të shpërndarja e produkteve.

Islam Hasani nga Bashkësia Islame e Kosovës thotë se certifikimi i produkteve me certifikatë Hallall, në shumë vende të botës së fundi ne vendet e Ballkanit shihet se garanci te konsumatorët për cilësinë e produkteve që konsumojnë.

“Tregu i produkteve ‘Hallall’, është një treg shumë i gjerë ku në mbarë botën arrin shifrën 2 bilionë dollarë amerikan, sipas statistikave të agjencisë qeveritare të Malajzisë, kurse vetëm në tregun Evropës është një treg që arrin 77 miliardë dollarë amerikanë. Këto janë shifra të vitit 2011”, bën të ditur Islami.

Hulumtimi i titulluar “Siguria në treg, çfarë ushqimi konsumojmë”, thekson se procedurat për shkatërrimin e produkteve të rrezikshme të konfiskuara mbetet sfiduese, për shkak të kornizës jo të plotë ligjore, si dhe mungesën e objektivave të përshtatshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG