Gjetja e mbetjeve mortore në në Rudnicë të Rashkës, është vërtetim i dyshimeve se në atë lokacion ka varreza masive, të cilat duhet të kërkohen deri sa ato të zbardhen plotësisht, vlerëson Arsim Gërxhaliu, drejtori i Departamentit të mjekësisë ligjore të Kosovës.
Ai ka theksuar se gjetjet janë bërë vetëm në një nga tri pikat, për të cilat dyshohet se ka varreza masive.
“Me vetë daljen e mbetjeve mortore, afërsisht të tre apo katër personave dhe rrobave të tyre, është vërtetuar pika e dyshuar, sepse kjo ka qenë vetëm një nga tre pikat të cilat i kemi pasur për ti hapur. Kështu që, e para rezultoi me gjetjen e mbetjeve mortore dhe menjëherë me daljen e mbetjeve mortore ndërpritet puna, sepse çështja kalon tek prokurori për krime lufte i autoriteteve të Serbisë”, ka bërë të ditur Gërxhaliu.
Mbetjet mortore të gjetura në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, janë gjetur në pjesën anësore të një godine që shërben si bazë e një ndërmarrjeje për rrugët, e cila më parë ishte gurëthyes.
Gërxhaliu ka shpjeguar se është planifikuar një takim ku do të marrin pjesë të gjithë akterët e procesit të kërkimeve në Rashkë.
“Pikërisht, aty do të diskutohet rreth çështjes së qasjes, se është planifikuar një takim ku do të marrin pjesë të gjithë akterët e procesit të kërkimeve në Rashkë, të cilat duhet t’i bëjmë në të ardhmen".
"Por, dihet fare mirë se ngricat e bëjnë të veten dhe se pas rrëzimit të asaj ndërtese, nuk do të punojmë më me makineri të rëndë, por faktikisht do të punohet me vegla dore. Për të punuar me vegla dore, duhet ulur në gjunjë dhe dalë ngadalë t’i nxjerrësh ato pjesë kockore dhe thjeshtë, për këtë kërkohet kohë e mirë”, theksoi Gërxhaliu.
Ndryshe, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenkë Gjetaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke e pritur një përgjigje nga autoritetet serbe lidhur me vendimin se kur do të vazhdojnë punët e mëtutjeshme dhe kërkimet në Rudnicë të Rashkës, aty ku edhe janë gjetur mbetjet mortore.
“Sot po presim përgjigje, që organet kompetente, prokuroria dhe gjykata, të marrin vendim për vazhdimin e mëtutjeshëm të punëve profesionale. Ky lokacion i filluar, do të përfundoj pa marrë parasysh kushtet klimatike, sepse ashtu të hapura nuk mund të mbeten. Ndërsa, për lokacionet tjera, varet prej gjetjeve që do të gjenden këtu, do të shikojmë dhe procedojmë kërkesat për fillimin e hulumtimeve edhe në dy lokacione të tjera”, ka thënë Gjetaj.
Ndryshe, familjarët e personave të pagjetur janë duke e përcjellë me vëmendje çështjen e kërkimeve në Rudnicë të Rashkës.
Nesrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, një ndër qytetet kosovare më të goditura gjatë luftës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se gërmimet në Rashkë, janë të vonuara, për faktin se sipas saj, veprimet e ish regjimit të Serbisë kanë qenë të organizuara dhe se shteti serb, siç thotë ajo, i ka të gjitha skicat e vendvarrimeve të shqiptarëve të rrëmbyer dhe të vrarë gjatë luftës.
Ajo shpreh indinjatën dhe revoltën e familjarëve të personave të pagjetur, lidhur me mënyrën se si janë varrosur më të dashurit e tyre.
“Kjo çështje është kaq e dhembshme. Është shumë rëndë kur familjet shohin duke gërmuar në Rashkë të Serbisë, ku edhe i kishin asfaltuar trupat e tyre. Kjo është shumë rëndë dhe e dhembshme për ne. Unë mendoj se duhet me qenë e prekshme dhe e dhembshme për gjithë popullatën shqiptare dhe ato ndërkombëtare”, tha Kumnova.
Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pse nuk e ka parashtruar çështjen e personave të pagjetur si temë të bisedimeve në dialogun me Serbinë në Bruksel.
“Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë po bisedojnë në Bruksel pa e pasur prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Sikur ta kishin pasur institucionet tona prioritet njerëzit e humbur, të zhdukur, të rrëmbyer nga ish pushteti kriminel serb do të ecte çështja më shpejt dhe ish zbardhur fati i më të dashurve tanë”, u shpreh Kumnova.
Në anën tjetër, Natasha Kandiq, ish drejtoreshë e Fondit për të drejtën humanitare në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia ende nuk ka treguar gatishmëri që të hulumtoj deri në fund të gjitha lokacionet për të cilat ka dyshime se ekzistojnë varreza masive, të cilat fshehin trupat e shqiptarëve të vrarë.
Ajo thotë se çështja e varrezave masive është hapur në Serbi që në vitin 2000 në kuadër të përgatitjeve për arrestimin dhe dërgimin në Hagë të Slobodan Milosheviqit, ish kryetarit të Serbisë i akuzuar për krime lufte.
Atë kohë janë gjetur varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqë. Se a paraqesin gërmimet në Rashkë ndërprerje të bllokadës shumëvjeçare të punimeve për gjetjen e varrezave masive, Kandiq thotë:
“Nuk besoj. Unë mendoj se ky është rifillim i punës në Rudnicë dhe se kjo është pasojë e presionit të EULEX-it dhe situatës që imponon marrëveshja e Brukselit. Përndryshe, pikërisht eks-humimi i lokacionit të varrezës në Rudnicë, tregon se sa prokuroria e ka zvarritur këtë çështje”, theksoi Kandiq.
Ditën e premte, me 13 dhjetor, në Rudnicë të Rashkën janë gjetur mbetjet mortore, pas hetimeve që janë bërë në bazë të urdhrit të Prokurorisë për krime lufte të Serbisë, me ndihmën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Gërmimet janë bërë me praninë dhe ndihmën e grupit të ekspertëve të Departamentit të mjekësisë ligjore të Kosovës, si dhe me praninë e anëtarëve të Komisioneve për personat e pagjetur të Kosovës dhe të Serbisë, të Komisionit ndërkombëtar për personat e pagjetur, si dhe misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, të publikuara në gusht të këtij viti, në Kosovë llogariten ende si të pagjetur 1,727 persona, që nga periudha e luftës së fundit.
Përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, thonë se ky numër aktualisht ka rënë në 1.721.
Duke u bazuar në deklaratat e mëhershme të prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariq, në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, pritet të jenë 250 deri në 450 viktima, për të cilët ekzistojnë dyshimet se janë vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.
Lexonikomunikatën e EULEX-itmbi këtë çështje.