Ngritje e çmimeve, në muajt e fundit, përveç lëndëve djegëse, sipas qytetarëve, është vërejtur te produktet e konsumit, siç janë buka, vaji, perimet dhe veshmbathja.
Qytetarët ankohen se çmimet po bëhen të papërballueshme për xhepin e tyre dhe po ulin standardin e tyre jetësor.
Në një anketë të zhvilluar me qytetarë, për Radion Evropa e Lirë ata thonë se më shumë shpenzojnë para , se që kanë të ardhura.
Këtë e thotë edhe Zijadin Kastrati, ekonomist me profesion, por që është i papunë:
“Prej këtij shteti kurrgjë s’kam, kurrfarë përfitimi. Shpenzimet mujore i kemi 1 mijë euro, të ardhurat i kemi 300. Por, fati që punojnë fëmijët, sepse unë vetë nuk punoj”.
Por, ka edhe të tillë që me shitjen e produkteve ushqimore në rrugë, kanë përfitim të majm. Njëri nga ta është gjashtëmbëdhjetëvjeçari Florent Gashi, i cili thotë se gjatë muajit fiton rreth 1500 euro.
“Gjatë muajit i nxjerrim fitim rreth 1500 euro. Shesim gështenja, fara, pupagjela, kikirika. Na dalin për një muaj, sepse është fitimi i mirë”, tregon Florenti.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga neto te shumica e punonjësve kosovarë është 300 deri 400 euro në muaj. Numri i të punësuarve në nivel vendi arrin mbi 300 mijë persona, ndërkaq shkalla e papunësisë në 30.9 për qind.
Studentët janë kategoria që më së shumti varen nga familjarët. Andaj shpenzimet e tyre nuk janë edhe shumë të mëdha.
Ata thonë se me rreth 50 euro e kalojnë muajin, duke mos i përfshirë shpenzimet e studimeve.
“Jo nuk punoj, financohem prej nënës. Përafrshisht i shpenzoj 60 euro në muaj. Varet nga muaji në muaj, për shembull fillimi i tetorit, kur duhet duhet paguar semestrat, më shkojnë më shumë”, thotë Lorida Morina, studente në Fakultetin ekonomik.
Edhe Mimoza Mehmeti, studente e Historisë, thotë se meqë është e papunë, shpenzimet nuk i ka të mëdha, sepse, siç thotë ajo, duhet kursyer buxhetin e familjes:
“Unë jam studente dhe nuk jam e punësuar. Varem nga buxheti familjar. Gjatë muajit i shpenzoj rreth 60 euro, pa shpenzime të rrugës, ushqimit dhe librave”.
Ankesa për jetën e vështirë ka edhe Xhemajl Xhakaliu, 51-vjeçar, me profesion instalues i ujit.
“Papunësinë po e shohim të gjithë. Sot një rrogë mestare është 170 euro. Si familje katëranëtarshe, nuk ke çka bën me to. Është tmerr. Shpenzimet mujore i kam përafrsisht 700 euro. Punon edhe djali, në një firmë private”, tregon Xhemajli.
Kastriot Berisha thotë se shpenzimet mujore i ka rreth 700 euro, aq sa edhe e ka pagën në Postë-telekomin e Kosovës ku ai punon:
“Unë punoj në postë. Shpenzimet elementare i kryej me pagën time, edhe obligimet komunale. Për tjetër nuk më mbesin. Rreth 700 euro i kam shpenzimet mujore, ndërkaq tash gjatë dimrit rriten shpenzimet”.
Ndryshe, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,8 për qind në muajin tetor 2013, krahasuar me muajin shtator 2013.
Ngritje e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse.
Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2 për qind në muajin tetor 2013, krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar.