Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2014, i cili parashihet të jetë 1 miliard e 590 milionë euro.
Megjithëkëtë, buxheti për shëndetësi do të vazhdojë të mbetet pothuajse i njëjtë. Zyrtarë qeveritarë thonë se do të ketë rritje vetëm 6 për qind për vitin 2014, e që në shifra i bie 114 milionë euro, për dallim nga ky vit që ka qenë 107 milionë euro.
Anëtarë të grupit të ekspertëve për shëndetësi, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë bërë të ditur se shëndetësia ka qenë e nën-financuar që nga paslufta. Haxhi Avdyli, nga ky komision shpreh shqetësimet që, sipas tij, Qeveria nuk po i jep prioritet shëndetësisë.
“Mbajtja e kësaj status qu0-je financiare, nuk është e mirë, pasi që gjendja në shëndetësi nuk është e mirë. Në sistemin shëndetësor, mungojnë aparaturat, mungojnë barnat dhe çdo gjë nuk përkon në zhvillim të një shëndetësie moderne. Mos-rritja e buxhetit për shëndetësi, tregon që nuk ka një qasje serioze për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi”.
“Përveç që ky buxhet nuk parasheh rritje, korniza afatmesme e shpenzimeve në tre vjetët e ardhshëm paraqet një shqetësim, sepse shëndetësia nuk është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Atëherë shëndetësia do të vazhdojë të jetë në gjendjen që nuk është e kënaqshme dhe ne shpresojmë që përmes reformave, sigurimeve shëndetësore dhe donacioneve të përmirësohet gjendja aktuale”, thotë Avdyli.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë Faik Hoti, pohon se nevojat e sistemit shëndetësor janë të mëdha.
Sipas tij, rritja prej 6 për qind është një rritje simbolike. Ajo ka nevojë të shprehet në shifra më të larta në rishqyrtimin e buxhetit në gjysmën e dytë të vitit që vjen.
“Në bazë të projekt-buxhetit, i cili ka kaluar në Qeverinë e Kosovës dhe që është dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim sa i përket buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ketë rritje prej rreth 6 për qind, që përkthyer në shifra thotë se buxheti për vitin 2013 në nivelin sekondar dhe terciar që janë menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë 107 milionë euro, ndërsa në vitin 2014 ky buxhet do të jetë 114 milionë euro”, bën të ditur Hoti.
Por, Time Kadriaj, nga Komisioni për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se, si komision, do të kërkojnë që të rritet buxheti, edhe pse, siç thotë ajo, ende nuk kanë marrë ndonjë reagim nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Në debatet që i kemi pasur mendoj që me buxhetin aktual - shëndetësia është ballafaquar me probleme shumë të mëdha në mungesë të buxhetit qoftë me mungesë barnash apo edhe në realizimin e projekteve të ndryshme - nga kjo po shihet se kjo Qeveri asnjëherë nuk e ka pasur prioritet buxhetor”.
“Ne, si komision, do të reagojmë dhe do të mundohemi me amendamentet e ndryshme të rrisim buxhetin apo të realizohet ndonjë projekt. Por, si komision, ende nuk kemi marrë ndonjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë”, shprehet Kadriaj.
Sidoqoftë, shuma e projektbuxhetit për vitin 2014, nuk vërehet shumë nga buxheti i këtij viti. Buxheti i këtij viti ka qenë 1 miliard e 586 milionë euro, përderisa për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 1 miliard e 590 milionë euro.