Të marën ka filluar verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve nga katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Betim Gjoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë të martës pritet të përfundojë ky proces për veriun.
“Ne presim që deri në mbrëmje do ta përfundojmë procesin e pranimit. Pas pranimit, KQZ-ja merr raportin nga QNR-ja dhe ata vlerësojnë për secilën kuti se cilat janë rekomandimet. Ato që kanë kaluar testin e pranimit shkojnë në pocesim, materialet e tyre, futja e të dhënave dhe numërimi i votave me kusht”.
“Për ato që nevojitet, ndonjë vendim i KQZ-së për rinumërim, hapje për hetim apo të tjera, i sjellin rekomandime dhe ne vlerësojmë nëse ndonjë kuti votimi, apo vendvotim ka pësuar dëmtime të mëdha, vlerësojmë që a duhet të anuluar. Edhe ajo është një nga rekomandimet e mundshme dhe nëse kanë ndikuar në rezultat ne do të marrim vendime për përsëritje”, ka shpjeguar Gjoshi.
Gjoshi tha po ashtu se hetuesit, auditorët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në detaje do të kontrollojnë kutitë e votimit duke shikuar për dëmtimet e mundshme, krahasimin e nënshkrimeve e të tjera.
Edhe anëtari tjetri i KQZ-së, nga koalicioni Vakat, Bajram Ljatifi, tha se materiali zgjedhor i ardhur në Prishtinë nga veriu i vendit është i siguruar.
Mirëpo, ai ka kërkuar që gjatë procesit të verifikimit dhe numërimit të ketë transparencë.
“Është shumë me rëndësi që në të dyja rastet që procedurat e mëtutjeshme të kryhen në mënyrë transparente. Pra edhe përfaqësuesit e subjekteve të cilët kanë konkurruar në atë komunë që të jenë të pranishëm në QNR, në mënyrë që ata të binden se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet”, tha Ljatifi.
Ljatifi nuk ka dashur të flas rreth asaj se çka mund të dalë pas verifikimit dhe numërimit të votave për veriun.
“Për ne është me rëndësi ana ligjore si dhe që votuesit të mos dëmtohen në asnjë mënyrë, ata janë në rend të parë. Ne, si anëtarë të KQZ-së nuk mund të merremi me pritjet dhe parashikimet, ne jemi këtu për të marrë vendime për gjendjet faktike”, u shpreh Ljatifi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën të dielën, për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, si rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Brukselit, në prill të këtij viti.
KQZ ka dalë me rezultate preliminare të hënën mbrëma, duke mos i përfshirë komunat në veri.
Grupe personash të maskuar kanë sulmuar të dielën disa qendra votimi, kryesisht në veri të Mitrovicës, duke bërë që ato qendra të mbyllen para kohe.
Materiali zgjedhor nga këto qendra, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjendet në Prishtinë, por që ende duhet parë deri në ç’masë është i dëmtuar.
Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ndërkaq, e akredituar nga KQZ për të lehtësuar procesin zgjedhor në veri, materiali nga Mitrovica e Veriut ka humbur, pas tërheqjes së vëzhguesve të këtij misioni, për shkaqe sigurie.
Sidoqoftë, pas procedurës së verifikimit, për fletëvotimet që mund të cilësohen si të parregullta, KQZ do të marrë një vendim sipas ligjeve në fuqi. Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave pritet të përfundojë të martën, në mesnatë.