Fletëvotimet nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, mund të kenë përfunduar në kosh plehrash, thotë Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE.
Kjo organizatë ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të jetë lehtësues i procesit zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, si rrjedhojë e marrëveshjes mes dy kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Zëdhënësi i misionit Nikolla Gaon ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nëpunësit e OSBE-së pas sulmit në tri qendrat e votimit, janë larguar për të shpëtuar veten, pa marr asnjë fletëvotim nga atje.
Ai thotë se askush nuk e di se ku janë votat e hedhura në kutitë e votimit, dhe se për këtë arsye nuk i është dorëzuar KQZ-së.
“Ai material, sipas asaj që kemi parë, nga xhirimet që kemi parë në Youtube dhe media të tjera, është i dëmtuar, i shpërndarë nëpër tokë, kështu që unë nuk e di, parimisht, se cili është fati i këtij materiali, se a ka përfunduar në shportë bërlloku, apo çka ka ndodh me ta. Thjesht, personeli jonë duhej të largohej nga këto lokacione, sepse siguria e tyre ishte rrezikuar, dhe nuk kemi mundur që të ruajmë materialin zgjedhor”, thotë Nikolla Gaon për Radion Evropa e Lirë.
Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17.00 në qendrat e votimit në shkollën “Shën Sava”, “Shkollën Teknike” dhe “Shkollën e Mesme të Mjekësisë”, që janë tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut.
Në xhirimet e postuara në portale të ndryshme, shihen kuti të demoluara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marr nga agresorët që sulmuan këto vendvotime.
Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi tha të hënën se nga pikëpamja e tij, vështirë të arsyetohet gjithë çfarë ka ndodhur në veri, ndërsa kritikon mënyrën që forcat e rendit i janë përgjigjur këtij sulmi.
“Mund të them që është e pakuptimtë mënyra se si 3 njerëz të maskuar i qesin jashtë lojës edhe institucionet vendore edhe institucionet ndërkombëtare”, tha të hënën ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ndërkaq lë të kuptohet se nuk është i habitur me atë që ka ndodhur në veri.
"Në veri të vendit ka ndodh diçka, mund të themi edhe, jo e papritur. Por, përgjegjësinë për veriun e vendit, ne e dimë se është bërë një marrëveshje. Dhe, për sigurinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve, e ka pasur bashkësia ndërkombëtare...Brukseli është i obliguar që të ndikojë drejtpërdrejt në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar”, ka thënë ai.
Sulmi në veri gjatë procesit zgjedhor ka alarmuar edhe opozitarët.
Kështu shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri heziton të japë vlerësim nëse zgjedhjet në veri kanë dështuar apo jo, pasi thotë se këtë gjë duhet ta bëjë KQZ-ja.
“Ajo që është shumë e qartë është se atje ka pas probleme gjatë këtij procesi zgjedhor. Se a ka rregullsi ose a mund të konstatohet që në një pjesë janë kryer zgjedhjet si duhet, këtë kompetencë e ka KQZ-ja, nuk e kemi ne”, tha ai.
Mirëpo homologu i tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini është më i prerë në vlerësimin e tij.
Ai e thotë se demokracia është cenuar në veri të Kosovës.
“Mendoj se edhe nëse e thërras cilindo fjalor diplomatik, nuk mund të gjej fjalë tjetër përpos se me thënë se po është i dështuar procesi zgjedhor në veri. Është gabim me thënë diçka tjetër. Mendoj se edhe të gjithë ata që kanë rol për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, duhet të shikojnë se çka po ndodh”, vlerësoi Gjini.
Sipas tij, në veri nuk ka ndonjë paqartësi etnike, por procesi zgjedhor i djeshëm dëshmoi se njerëzve iu dhunua mundësia që të shprehen lirshëm në aspektin demokratik.
Mirëpo nga këndvështrimi i OSBE-së, zgjedhjet në veri kanë qenë të mira, përderisa nuk u detyrua që të tërheq personelin e saj nga atje.
Zëdhënësi Nikolla Gaon tha për Radion Evropa e Lirë, se përpos materialit zgjedhor nga Mitrovica e Veriut, procesi zgjedhor në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan ka shkuar si më mirë, dhe se kutitë e votimit ia ka dorëzuar KQZ-së.