Vizita e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, në Manastirin e Graçanicës në Kosovë, e cila ishte paralajmëruar edhe nga autoritetet e larta të Kosovës si një vizitë me karakter fetar, nuk doli të jetë fare e tillë, por kryekëput politike, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Sipas tyre, deklaratat e Daçiqit ndjekin kursin e kamotshëm të synimit, të cilin ai e kishte paralajmëruar për ndarjen e Kosovës.
Politologu Belul Beqaj thotë se qytetarët në Kosovë nuk është dashur dhe nuk duhet të vihen në lajthitje lidhur me karakterin e vizitave që po bëjnë zyrtarët serbë në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore.
Vizita e kryeministrit serb, Daçiq, dhe deklaratat e tij para serbëve në Graçanicë, se e kërkon fitoren nga ta në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, është në përputhje me qëndrimet që ai ka shfaqur më herët, vlerëson për Radion Evropa e Lirë politologu Beqaj.
“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë në lajthitje se vizita ( e Daçiqit) ka karakter fetar. Mendoj se është plotësisht e justifikueshme çështja se qëndrimi i tij (Daçiqit) është në përputhje me deklaratën paraprake që pati dhënë kohë më parë, se dëshiron ta fuqizojë Serbinë dhe serbët sa më shumë që është e mundur në Kosovë. Pikërisht kjo është në funksion të realizimit të premtimeve që ka dhënë para elektoratit, se po shpreson se do të jetë fitues në zgjedhjet lokale”, thotë Beqaj.
Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, vlerëson se vizita dhe shfrytëzimi i kësaj vizite nga ana e Daçiqit në Graçanicë, është kundër frymës së marrëveshjes së 19 prillit me Prishtinën, si dhe kundër frymës së marrëveshjes lidhur me mundësinë e vizitave të liderëve serbë për çështje të karakterit fetar.
“Duket qartë se përmes inkurajimit të serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të forcohet i ashtuquajturi Asociacioni i komunave serbe të Kosovës, Daçiqi nuk e ka hequr nga mendja ndarjen e Kosovës, përkatësisht defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, duke i dhënë një goditje të fuqishme këtij jofunksionaliteti. Në këtë situatë, Daçiq ose Qeveria e Serbisë, nuk po shkojnë duke i shtendosur raportet me Kosovën, por nga bisedimet ai po del gjithnjë e më agresiv, do të thotë, me qëllimin e fundit ndarjen definitive të Kosovës”, shprehet Matoshi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, keqpërdorimi i vizitës së paralajmëruar me karakter fetar nga ana e kryeministrit serb, duke e shndërruar atë në vizitë politike, e vënë në pozitë jo të mirë Qeverinë e Kosovës, e cila e ka lejuar vizitën e tij në vend.
Njohësit e zhvillimeve politike nuk mendojnë se me veprimin e tij Daçiq ka ofenduar dhe poshtëruar autoritetet e Kosovës. Politologu Beqaj, vlerëson se fajtorë për këtë situatë janë vetë autoritetet e vendit.
“Unë mendoj se ai (Daçiq) nuk i ka ofenduar institucionet e Kosovës. Institucionet e Kosovës i ka ofenduar lidershipi i Kosovës, me qëndrimet e paqarta, kontradiktore dhe të paqëndrueshme. Ai (Daçiq), do që ta kthejë Serbinë këtu dhe t’i fuqizojë serbët. Kjo është esenca”, vlerëson Beqaj.
Analisti Matoshi shpreh mendimin se deklaratat e Daçiqit kanë dhënë të kuptohet se në qoftë se zgjedhjet lokale i foton Iniciativa Qytetare Serbe, të cilën e mbështet Qeveria e Serbisë, atëherë Asociacioni i komunave serbe, në të ardhmen, nuk do të jetë lojal ndaj institucioneve të Kosovës.
“Ishte një atak i hapur në pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, kur iu tha serbëve se ‘ju duhet të dilni në votime që ta mbani Serbinë në Kosovë’. Kjo nuk mund të thuhet se është poshtërim, por është praktikisht një akt agresioni. Kur pala tjetër nuk i përmbahet asnjë lloj marrëveshjeje, ajo, praktikisht, e vë në situatë edhe Prishtinën që të ndërmarrë veprime të tilla agresive dhe kjo e rikthen, praktikisht, në skenë konfliktin”, konsideron Matoshi.
Ndryshe, njohësit e zhvillimeve politike në vend, vlerësojnë se presionet e Brukselit mbi Prishtinën zyrtare, me arsyetimin që të mos nxiten tensionet me Beogradin, po prodhojnë efektin e kundërt, me vizitat e zyrtarëve serbë, të cilët po i keqpërdorin këto vizita.
Kjo situatë, sipas tyre, nuk shërben fare në shtendosjen dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ishte një atak i hapur në pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, kur iu tha serbëve se ‘ju duhet të dilni në votime që ta mbani Serbinë në Kosovë’