Ndërlidhjet

Kreu shtetëror serb fton serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje


Kreu shtetëror serb u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sepse kjo është mënyra më e mirë për të luftuar për interesin kombëtar dhe shtetëror serb.

Kreu shtetëror serb, gjithashtu, i ka porositur serbët e Kosovës që shteti do t'i qëndrojë pranë popullit të vet në Kosovë, pavarësisht vendimit që do ta marrin ata, raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA.

“Hapat që do ndërmerren gjatë javëve dhe muajve në vijim do të tregojnë nëse e kemi shfrytëzuar shansin dhe kemi fituar apo nëse ka ndodhur mos-suksesi”, ju ka thënë gazetarëve në Beograd, Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb para ndërtesës së Presidencës, ku është mbajtur takimi në mes të kreut shtetëror dhe përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës.

Gjuriq ka theksuar se zgjedhjet do të jenë neutrale ndaj statusit dhe se kjo është e garantuar me marrëveshjen e Brukselit.

Këshilltari i presidentit serb gjithashtu ka thënë se Serbia nuk do e lejojë që në listën e zgjedhësve të vendoset “logo e të ashtuquajturit shteti i pavarur i Kosovës”, sepse atëherë nuk mund të flitet për një proces normal të zgjedhjeve.

“Sigurisht që as Bashkimi Evropian nuk do të lejojë shkeljen flagrante të principit të neutralitetit ndaj statusit”, ka thënë Gjuriq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG