Ndërlidhjet

Vulin: Prishtina “i trembet vendosmërisë sonë”


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Prishtina është “kundërshtari më i madh” i daljes së serbëve në zgjedhjet lokale të Kosovës.

“Prishtina është dëshmuar si kundërshtari më i madh i zgjedhjeve, i integrimit të serbëve dhe i gjithë asaj për të cilën jemi marrë vesh në Bruksel. Nëse Prishtina vazhdon të bëjë gjithçka që serbët të mos dalin në zgjedhje, atëherë duhet të mendojmë masat tona”, u ka thënë Vulin gazetarëve në veri të Kosovës, raporton B92.

Ai ka thënë se duhet pritur “disa ditë” derisa të qartësohen gjërat dhe për të parë nëse do të “kuptohet mesazhi që dërgojmë”.

“Pristina ka ardhur në përfundim se serbët vërtet mund të marrin fatin në duart e tyre dhe ajo i trembet kësaj”, ka thënë Vulin.

Lexoni edhe këtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG