Ndërlidhjet

Jevtiq: Serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ministri kosovar për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq ju ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ndërsa ka porositur se edhe serbët e zhvendosur në Serbi mund të votojnë.

Ministri Jevtiq, nga fshati Suhodoll i Lipjanit ju ka thënë mediave se është e rëndësishme të thuhet se të gjithë ata që kanë lindur në Kosovë apo kanë jetuar në Kosovë para vitit 1999 dhe se janë banorë të komunës përkatëse, kanë të drejtë për të votuar.

Ai ka thënë se serbët që nuk janë të regjistruar në listat e votuesve, duhet të regjistrohen, “ashtu siç janë marrë vesh edhe Prishtina e Beogradi në Bruksel”.

Ministri serb i qeverisë së Kosovës gjithashtu ka vlerësuar se numri i serbëve që do të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës, kësaj radhe do të jetë më i madhë se sa herave të kaluara.

“Parimisht, në jugun e lumit Ibër dalja në zgjedhje në vendet ku jetojnë serbët do të jetë më e madhe se sa në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Sa i përket veriut të Kosovës, gjihashtu është e sigurtë që dalja në zgjedhje do të jetë më e madhe se sa në vitin 2009”, ka vlerësuar Jevtiq, raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG