Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjtë në Kosovë, shprehin shqetësimet e tyre për gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhen.
Ata thanë se të rinjtë në vend nuk kanë pse ta festojnë këtë ditë, pasi që, sipas tyre, ata përballen me probleme të mëdha, si papunësia dhe mosdëgjueshmëria e zërit të tyre si vendimmarrës.
Burim Rrustemi nga Lipjani, përmendi disa nga problemet që kanë të rinjtë:
“Problemi te të rinjtë është se idetë e tyre dhe kërkesat e tyre duhet të adresohen çdo herë te vendimmarrësit që t'i mbulojnë ato kërkesa. Po është problem të ndikosh te vendimmarrësit se vendimmarrësit nuk merren me interesat e tyre se i kanë interesat e veta partiake. Problem mund ta quaj se e kanë mbulimin e forumeve rinore për t'i punësuar, si dhe stimulimin e forumeve rinore dhe sistemin e kryetarëve të forumeve rinore".
Edhe Valmir Ahmeti nga Komuna e Shtërpcës, tha se Kuvendi Komunal, por edhe organizatat e ndryshme nuk i përkrahin shumë të rinjtë dhe aktivitetet e pakta të tyre.
“Merren parasysh kërkesat dhe aktivizimi i të rinjve, po jo në masë të madhe, deri diku. Kjo për shkakun se komunat nuk janë të interesuara shumë t'i mbështesin të rinjtë, sepse kanë prioritete të tjera më të mëdha”, u shpreh Ahmeti.
Megjithëse të rinjtë përbëjnë shumicën e popullatës kosovare, ata, siç thuhet, po diskriminohen në tregun i punës, gjë që sjell pamundësinë për një jetë më të mirë, duke sjell kështu mundësinë dhe dëshirën për t'u larguar përtej kufijve të Kosovës.
Mirëpo, zyrtarët qeveritarë konsiderojnë se të rinjtë sot në Kosovë janë aktivë dhe për ta ka mundësi të shumta.
Ministri i Kulturës Memli Krasniqi, i pranishëm në konferencë, deklaroi se institucionet e Kosovës kanë fokus të veçantë për të gjitha aspektet rinore.
“Pjesëmarrja dhe aktivizimi i rinisë në jetën publike është motor i zhvillimit në një shoqëri, aq më tepër në një vend të ri siç është Kosova. Vendi ynë ka pak vite që ka hyrë në periudhën e vërtetë të shtetndërtimit dhe jo pak sfida na kanë përcjellë dhe na përcjellin edhe sot në të gjitha sferat e jetës. E dini saktësisht që institucionet e Kosovës janë munduar që më të vërtetë ta kenë fokus të veçantë rininë”, tha ministri Krasniqi, duke ftuar të rinjtë që të jenë pjesë e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, por edhe organizatave të tjera.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Departamentit për Demokratizim në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Eliane Conkievich, derisa përmendi që Kosova është vendi me popullatën më të re në Evropë, ftoi të rinjtë që të jenë më aktivë dhe të bashkëpunojnë me organizatat joqeveritare dhe mekanizma të tjerë.
“Është shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim me të gjithë hisedarët që punojnë në çështjet rinore, dhe këtu në veçanti mendoj për OJQ-të. Po ashtu, është e rëndësishme që rinia kosovare të mësojë për praktikat ndërkombëtare dhe të jetë e përfshirë në rrjetet rajonale në mënyrë që t’i shkëmbejë përvojat dhe të tejkalojë çfarëdo vështirësie që mund të ketë”, tha Conkievich në konferencën me temën “Pjesëmarrja dhe aktivizimi i rinisë në Kosovë”.
Roli dhe pozita e të rinjve në Kosovë në vitet e fundit ka ndryshuar për të mirë, thotë Ganimete Musliu, deputete dhe kryetare e Grupit të Deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse flasim konkretisht për të rinjtë në vendimmarrje, mund të them se ajo fotografia e të rinjve në vendimmarrje, sidomos nga viti 2007, e këtej ka ndryshuar me të madhe. Këtë e them, sepse unë personalisht ndihem mirë që në Kuvendin e Republikës së Kosovës jam pjesë e 26 deputetëve të rinj në moshë”, theksoi Musliu.
Në konferencë u tha, po ashtu, se rinia kosovare, duhet të jetë promotor kryesor i zhvillimeve në vend. Kurse, përfaqësuesit e Këshillit Qendror Rinor thanë se me pjesëmarrjen dhe aktivizimin e të rinjve, mund të përfitojnë të rinjtë, vendi dhe familja.
Gjithashtu, në konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, u tha se me aktivizimin e të rinjve mund të sfidohet kriza socio-ekonomike e politike dhe mund të rikthehet shpresa dhe besimin te të rinjtë.