Derisa në Qeverinë e Kosovës kanë deklaruar se po punohet në përgatitjet dhe hartimin e planit për kalimin e përgjegjësive nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit tek institucionet vendase dhe përmbylljen e mandatit të këtij misioni, analistët politikë konsiderojnë se një rezolutë si ajo e miratuar në Kuvendin e Kosovës për largimin e EULEX-it, vështirë se do të realizohet.
Analisti politik, Ardian Arifaj, thotë se vetë rezoluta nuk është shumë konkrete.
“Nëse e shohim vetë rezolutën, ka pak gjasa që një rezolutë e tillë të sjellë diçka konkrete. Vetë rezoluta nuk është shumë konkrete, ajo që është me konkrete është ajo që kërkon nga qeveria një plan deri në shtator, por nuk specifikon se çka duhet të përmbajë ai plan. Pra edhe ai plan vetvetiu mund të jetë shumë i përgjithshëm”, tha Arifaj.
Javën e kaluara Kuvendi i Kosovës, miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës bëhet thirrje për përfundimin e mandati të EULEX-it, nga qershori i vitit të ardhshëm.
Rezoluta e Kuvendit parasheh fundin e mandatit të këtij misioni pas pakënaqësive të shumta me rolin që ky mision po luan në trajtimin, hetimin dhe gjykimin e rasteve të cilësuara si krime lufte.
Bashkimi Evropian e ka lënë të hapur mundësinë që misionit të EULEX-it t‘i vazhdohet mandati edhe pas vitit 2014.
Nga ana tjetër, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike, konsideron se si Kuvendi ashtu edhe Qeveria e Kosovës duhet të kenë kujdes të shtuar në raport me EULEX-in dhe mandatin e tij.
“Pozicioni i Kosovës përball EULEX-it, është njëkohësisht pozicion i Kosovës përballë vetë Bashkimit Evropian. Unë besoj që ne si shoqëri, por në veçanti Kuvendi dhe Qeveria e këtij vendi duhet të jenë të kujdesshme që të mos lëvizet një gjë që lidhet me mandatin e EULEX-i, e cila pastaj mund të reflektonte negativisht si në procesin e Stabilizim Asocimit për Kosovën, ashtu edhe në procesin e zbatimit të udhërrëfyesit dhe përfundimisht liberalizimin e vizave për zonën Shengen për gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Korenica.
Një çështje tjetër e rëndësishme në këtë drejtim, sipas Korenicës, është se Kosova karshi misionit të EULEX-it, ka edhe detyrim ndërkombëtar.
“Është një detyrim ndërkombëtar i cili më nuk mund të hiqet deri ne mesin e viti 2014, se është një detyrim që e kemi marrë ndërkombëtarisht. Pyetja që duhet të shtrohet është ajo se ccka do të bëhet me EULEX-in dhe me mandatin e tij pas mesit të vitit 2014. Unë besoj se ka nevojë për një ristrukturim të mandatit të EULEX-it që gradualisht të kalohet në një mandat mentorues për institucionet e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe policisë. Por nuk është koha që EULEX-it t'i merret mandati për krimet serioze dhe në përgjithësi krimin e organizuar dhe korrupsioni”, tha Korenica.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar pati reaguar pas nxjerrjes së rezolutës nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me mandatin e EULEX-it.
“Shtetet anëtare të BE-së i janë përgjigjur kërkesës së Kosovës për asistencë dhe janë pajtuar që të ofrojnë një mision të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, për të ndihmuar ndërtimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, për të mbështetur një demokraci funksionale dhe për t’i ndihmuar Kosovës në proceset e saj evropiane”, kishte deklaruar Zhbogar.
Kundër këtyre planeve kanë reaguar edhe zyrtarët serbë. Ata kanë thënë se nëse largohet EULEX-i nga Kosova, nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.