Qeveria e Kosovës ka kumtuar edhe zyrtarisht se do të nis punën e vet në kuadër të realizimit të tranzicionit që çon kah mbyllja e mandatit të EULEX-it dhe marrjes së përgjegjësive nga ky mision i Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se dialogu për tranzicionin e EULEX-it ka filluar dhe se për këtë çështje, ai tha se është i njoftuar edhe Brukseli.
Ndërkaq një informatë në lidhje me këtë proces, kryeministri Hashim Thaçi, u tha se i ka transmetuar edhe baroneshës Catherine Ashton.
Pas rezolutës së kuvendit e cila parasheh fillimin e fundit të mandatit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se tani qeverinë e presin edhe detyra shtesë.
“Së pari përgatitja e planit të tranzicionit deri më 1 shtator, pastaj përgatitja e ndryshimeve ligjore, ngjashëm siç kemi vepruar në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur”, ka thënë ai.
Po ashtu, ka vijuar Kuçi, Kosova do të ndërtojmë një strukturë të re nga fusha e gjyqësorit dhe prokurorisë, përfshi edhe atë të krimeve serioze që do të merret me rastet e rënda të krimeve me të cilat merret sot EULEX-i.
Krejt në fund, Kuçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme t’i marrin përgjegjësitë që u takojnë.
Sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, EUELX-i do të kaloj këtë fazë tranzicioni deri më 15 qershor të vitit 2014, kur edhe do t’ua delegonte përgjegjësitë autoriteteve vendase.
Megjithatë, mbetet të shihet dhe pritet se cili do të jetë pozicioni i Bashkimit Evropian, pasi që EULEX-i mandatin e ka nga Brukseli, kurse institucionet e Kosovës vetëm i kanë dërguar ftesën që të vij dhe të ndihmoj, monitoroj, mentoroj por edhe ushtroj përgjegjësi ekzekutive nga fusha e rendit dhe ligjit. (z.g.)