Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet i njëjtë sikundër ishte gjithnjë: ndërmarrja e operacioneve të mbrojtjes civile dhe mbështetja e autoriteteve civile në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe emergjencave të tjera.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kumtoi të martën vlerësimin e Këshillit të Aleancës, se Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbushur kapacitetet e saj operacionale dhe është plotësisht e aftësuar që të përmbushë detyrat e caktuara nga mandati i saj në bazë të standardeve të përcaktuara nga NATO-ja.
Kështu është thënë në një komunikatë të lëshuar nga selia e NATO-s në Bruksel.
Rasmussen ka përgëzuar anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe pjesëtarët e KFOR-it që ishin përfshirë në ngritjen e kësaj force, derisa në komunikatë thuhet se misioni i KFOR-it mbetet po ashtu i pandryshuar: të sigurojë mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.
Nga ana tjetër, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke punuar sipas planeve dhe misionit aktual, në mënyre që të arrihen kapacitetet operacionale.
“Jemi duke punuar ngushtë me ekipet tona e ndërkombëtare për rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe jemi duke punuar që deri në fund të vitit besojmë që Qeveria do të dalë me rekomandimet se çfarë force i duhet Kosovës për të ardhmen. Forca e Sigurisë do të vazhdojë t’i ngrejë kapacitete e veta trajnuese, profesionale, operuese që të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Kastrati.
Kurse, anëtarët e opozitës në Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, theksojnë se institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet politik dhe nuk po duan që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta shndërrojnë në ushtri.
Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, konsideron se heshtja e qeveritarëve për ushtrinë është njëra prej të këqijave që vijnë prej procesit të bisedimeve me Serbinë.
“FSK-ja, ka kapacitetet njerëzore dhe kapacitetet teknike, ushtria do të mund të krijohej për shkak se buxheti i Kosovës do ta përballonte një gjë të tillë. Ajo çka po mungon në këtë rast është vullneti politik i ndërlidhur me disa rrethana tjera që për mua janë të panjohura".
"Por, si do që të jetë, ky vullnet politik për ta bërë FSK-në ushtri po mungon, sidomos në kohën më të rëndësishme, kur po vazhdojnë bisedimet me Serbinë. Së paku tani do të duhej që institucionet politike të insistonin që Kosova të ketë ushtri”, tha Selimi per Radion Evropa e Lirë.
Por, ekspertit i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë Ramadan Qehaja mendon ndryshe.
Ai konsideron se të gjithë janë për formimin e ushtrisë së Kosovës, si institucionet, po ashtu edhe qytetarët, dhe se sipas tij nuk mungon vullneti politik.
Qehaja thotë se zyrtarët e institucioneve të Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës në këtë drejtim tek autoritetet ndërkombëtare.
“Të gjithë janë për atë që ushtria e Kosovës të formohet dhe do të dalë nga FSK-ja. Por, ndoshta për shkak të momentit aktual politik që gjendemi karshi Serbisë, sikur është një drojë që mos të irritohet ajo për qëndrmet që do t'i marrim. Unë kujtoj se është gabim. Duhet në mënyrë të qartë, gjithnjë të potencojmë, dhe haptas ta themi se ne jemi për këtë, pra jemi për një ushtri”, tha Qehaja.
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.
Ngritja e kësaj force të cilën shqiptarë e shohin si bërthamë të ushtrisë së Kosovës, është kundërshtuar nga Beogradi.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku kishte deklaruar në fillim të këtij vitit se 2013-ta është viti i ushtrisë së Kosovës.