Hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që pritet të nisë më 25 qershor, do të jetë hapi i parë, me të cilin Kosova hyn në një proces të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian.
Por, sa do të zgjasin këto negociata?
Njohësit e rrethanave integruese në vend, thonë se koha deri te nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, do të varet nga realizimi i një numri të kushteve të quajtura afatmesme, të cilat Bashkimi Evropian do t’ia parashtroj Kosovës për t’i plotësuar.
Në anën tjetër, tash për tash, Kosovës ende i mbetet t’i përmbushë kushtet e quajtura afatshkurta, siç që janë: reformat që përfshijnë sundimin e ligjit, administratën publike, reformën zgjedhore, kujdesin ndaj pakicave dhe tregtinë.
Emrush Ujkani, njohës i të drejtës së Bashkimit Evropian, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sa i përket realizimit të reformave në këto fusha, mbetet ende për t’u dëshiruar.
“Realisht, sundimi i ligjit dhe krijimi i një ambienti, në të cilin do të ketë zhvillim ekonomik, janë bazament ose baza kryesore, për të mos thënë se 80 për qind e tekstit të marrëveshjes ka të bëjë me politikat tregtare. Do të thotë, krijimin dhe zhvillimin e mirë të politikave tregtare dhe sektorit privat, i cili duhet të jetë shtytësi kryesor për zhvillimin ekonomik në Kosovë. Krahas kësaj, natyrisht që nuk mund të ketë zhvillim ekonomik në një shtet apo vend ku ka mungesë të funksionimit të gjyqësorit, ose ku gjyqësori nuk është efektiv sa duhet”, thotë Ujkani.
Shenoll Muharremi, po ashtu, njohës i rrethanave të integrimeve evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë pasur në fokus ndërmarrjen e reformave dhe sipas tij, është e dukshme që çështja e administratës publike nuk është adresuar fare, ndërkaq në sundimin e ligjit nuk është shënuar përparim i mjaftueshëm.
Ngjashëm, sipas tij, është edhe në fushën e ekonomisë dhe e gjithë kjo situatë, siç thotë ai, do t’i hakmerret Kosovës.
“Mosndërmarrja e reformave evropiane, Kosovës i hakmerret në shumë dimensione. Nëse doni edhe rasti i dialogut. E kemi parë se si dialogu me Serbinë u bë kusht i pa precedent për Kosovën për t’i hapur negociatat. Në rast se Kosova do t’i kishte të zbatuara kushtet evropiane, do të kishte qenë në pozitë shumë më komode që të mos bëjë kompromise me Serbinë në dialogun që u mbështet nga Brukseli”.
“Andaj edhe Qeveria, vetë ministrja (Vlora) Çitaku është shprehur, se tash pas këtij momenti të krijuar, është sfidë edhe për vetë Qeverinë, nëse ata janë apo nuk janë në gjendje për t’i ndërmarrë këto reforma evropiane”, konsideron Muharremi.
Ndryshe, të dy këta njohës të rrethanave dhe zhvillimeve integruese evropiane, vlerësojnë se edhe pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Kosovës do t’i duhet kohë të arrijë deri te nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.
Si krahasim që nënkupton rastin më të mirë, ata e përmendin Kroacinë, e cila e kishte arritur nënshkrimin e marrëveshjes për 5 muaj, ndërkaq, rasti më i keq, sipas tyre, mund të shihet Shqipëria, së cilës iu deshën tre vjet për të arritur te nënshkrimi i marrëveshjes.
Ujkani thotë se ideale do të ishte arritja e një afati të mesëm (ndërmjet këtyre dy vendeve).
E gjithë kjo rrugë, sipas tij, ka mjaft pengesa, e ndër to do të jenë edhe pengesat që siç thotë ai, do t’i krijojë grupi i minoritetit serb në veri, është edhe por siç thotë ai, Qeveria e Kosovës, duhet të jetë këmbëngulëse.
“Ky grup i njerëzve në veriun e Kosovës do të vazhdojë të paraqesë pengesë edhe më tutje, për një periudhë kohore të caktuar dhe kam frikë se kjo do të jetë një pengesë shtesë në këtë proces. Por, e mira këtu është që tashmë e kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pika 14 e së cilës i referohet asaj. Në mënyrë shprehimore thotë se ‘asnjëri vend nuk guxon ta pengojë tjetrin në ecjen përpara drejt agjendës evropiane’. Kjo duhet të kërkohet nga institucionet e Kosovës që të interpretohet në mënyrën e tillë”, thekson Ujkani.
Por, Muharremi thekson se për të arritur deri te nënshkrimi i marrëveshjes, pasi të përfundojnë, siç i quan ai, negociatat tregtare, Qeveria e Kosovës duhet t’i zbatojë një varg reformash të tjera afatmesme, të cilat janë identifikuar në studimin e fizibilitetit.
“Nëse Qeveria e Kosovës nuk e përdor këtë moment të krijuar pas rekomandimit pozitiv të Komisionit (evropian) për t’i filluar negociatat, nëse nuk e përdor këtë moment që të fokusohet në reforma evropiane, mund të zgjasë më tepër koha deri te nënshkrimi i marrëveshjes".
"Kjo, për shkak se është një gjë që t’i negociosh termet e tregtisë, ndërsa është një gjë tjetër nëse Kosova është e gatshme me zbatim të kushteve afatmesme nga studimi i fizibilitetit, për ta nënshkruar marrëveshjen”, vlerëson Muharremi.
Ndryshe, këta njohës të rrethanave integruese evropiane vlerësojnë se në momentin që ekziston një vendim për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit, nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kosovarët kanë arsye të besojnë se ato nuk do të jenë pengesë edhe në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.