Përkundër asaj që thuhet se Kosova ka popullatë optimiste, shumica e sondazheve, të cilat janë bërë viteve të fundit nga organizata të ndryshme që hulumtojnë zhvillimet sociale, tregojnë se të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë si të pa perspektivë, vlerësojnë ekspertët e fushës së sociologjisë në Kosovë.
Fadil Maloku, kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës thotë Kosova është në kreun e listës së vendeve që kanë popullatë të re, për shkak se mosha mesatare e femrave është 23.4 vjet, ndërkaq e meshkujve 23.3 vjet.
Pa perspektiva e të rinjve, sipas tij, mund të shihet në dy rrafshe.
“Në rrafshin e parë, pa perspektiva e tyre mund të projektohet si pa perspektivë në kuptimin që të rinjtë dëshirojnë t’i projektojnë ambiciet e tyre përmes daljes nga Kosova".
"Ndërkaq, rrafshi i dytë, kujtoj se është po ashtu interesant për tu elaboruar në mënyrë shkencore dhe ne si Shoqatë e Sociologëve të Kosovës kemi bërë ca analiza dhe studime empirike në vija të trasha – që nënkupton se pa perspektiva e të rinjve edhe në rrafshin e brendshëm social, në kuptimin e projektimit të tyre për ambiciet për të hyrë në punë, për të kryer një shkollim, gjithashtu është deprimuese, në kuptimin që të rinjtë nuk shohin ndonjë perspektivë”, thotë Maloku për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, sociologu Shemsi Reçica vlerëson se pasojat nga mos perspektiva e të rinjve janë të dukshme që tani, për faktin se pjesa më e madhe e të rinjve, sipas tij, janë të zhgënjyer me mungesën e vendeve të punës, e cila reflekton drejtë për drejtë në shkollimin e tyre.
“Kjo, në radhë të parë, reflektohet tek kualiteti i mësimeve që i ndjekin ata në shkolla të mesme dhe në universitet. Do të thotë, kjo është faza kur të rinjtë e kanë humbur motivin për të mësuar dhe për të studiuar. Pasoj tjetër e dytë është interesimi i tyre për të ndërprerë mësimet dhe studimet në çdo moment kohor në qoftë se atyre u jepet mundësia për të ikur jashtë".
"Do të thotë, pjesa dërmuese e tyre janë të interesuar të dalin jashtë, qoftë për studime, qoftë për sigurimin e një vendi të punës. Një problem tjetër shumë i madh është se ende nuk ka ndonjë projekt për hapjen e vendeve të reja të punës”, thekson Reçica.
Sociologu Reçica shton se madje asnjë qeveri e deritashme në Kosovë nuk ka arritur që të ofrojë ndonjë projekt serioz, për hapjen e vendeve të reja të punës, projekt i cili do të ishte me baza reale për tu realizuar.
Por, sociologu Maloku, shpreh mendimin se pa perspektiva e të rinjve mund të sjellë pasoja shumë dimensionale në të ardhmen.
Në rrafshin social, sipas tij, frustrimi i akumuluar i të rinjve për shkak të pa perspektivës, mund t’i sjellë probleme cilësdo qeveri që mund të vijë në krye të vendit, ndonëse ato të përparshmet në një mënyrë apo tjetër e kanë menaxhuar këtë frustrim.
“Politika në Kosovë, vazhdimisht, me mjaft mjeshtri është duke e zhvendosur vëmendjen e të rinjve nga problemet sociale, problemet ekonomike, problemet e papunësisë dhe të varfërisë, duke i zhvendosur ato në një rrafsh tjetër, do me thënë, politik, e që në një mënyrë vijnë si kërcënime, gjoja se veriu, Mitrovica, Serbia, negociatat e kështu me radhë".
"Kujtoj që kjo, në perspektivën që po vjen, nuk do të ketë më kohë dhe nuk do t’i jepet rasti cilësdo qeveri që të jetë në pushtet, që në njëfarë mënyre ta mbajë pezull frustrimin evident të gjithë kohës së pasluftës në Kosovë tek kategoria e të rinjve”, thotë Maloku.
Ika e të rinjve nga Kosova për shkak të mungesës së perspektivës për ta, sipas sociologut Reçica, do të krijonte pasoja për vet shtetin e Kosovës, i cili është një shtet i ri dhe në konsolidim e sipër.
“Pasojat, të cilat në një vend tjetër do të ishin më të vogla, këtu do të jenë pakrahasueshëm, shumë më të mëdha, për arsye se nuk fillon një bazë, e cila do t’i joshte të rinjtë dhe gjeneratat e reja. Ky është problem shumë i madh për shtetin e Kosovës".
"Në qoftë se ikin në këtë mënyrë nga Kosova, atëherë në radhë të parë kjo mund të ketë pasoja edhe në administratën shtetërore. nuk mund të flitet për një administratë shtetërore të kualifikuar dhe efikase, në qoftë se ajo nuk i përfshinë të rinjtë në punë”.
Ndryshe, të dy këta sociologë, vlerësojnë se pa perspektiva në sytë e të rinjve do ta sforcojë edhe më shumë trendin e ikjes së ”trurit” nga Kosova apo intelektualëve, trend ky i cili kishte filluar rreth njëzet e pesë vjet më parë për shkak të regjimit serb, por që po vazhdon edhe sot.
Kjo do ta devalvonte edhe më tej zhvillimin e vendit duke e lënë pa elitë të mirëfilltë intelektuale, por edhe emancipimin e të rinjve.
Sipas tyre, devijimet sociale tashmë janë të dukshme në shoqërinë kosovare, e sidomos te të rinjtë.
Shembull për këtë siç thonë ata, janë numri i madh i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në njërën anë, por edhe varja e shpresave e të rinjve në lojërat e fatit, sikurse janë bastoret sportive, të cilat në të shumtën e rasteve janë përplot me ta.