Sistemi i drejtësisë në Kosovë, shpesh herë është kritikuar nga monitorues të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, për mosefikasitet në punë.
Këtë sistem e kritikojnë edhe të rinjtë kosovare, të cilët thonë, po ashtu, se nuk kanë shumë besim në gjykatat dhe prokuroritë e vendi.
Në rubrikën VOX të Radios Evropa e Lirë, ata thonë se sistemi i drejtësisë, me gjithë ristrukturimet e bëra nuk po arrin që t’u dalë në ndihmë qytetarëve në masën e duhur.
Lirik Kaloshi, student nga Prishtina, thotë se në gjykatat e Kosovës nuk ka besim dhe aq, pasi që, siç thotë ai, në të po ndikon politika.
“Gjykatat në Kosovë i zgjasin shumë procedurat e gjykimeve. Unë tash e kam marrë një dënim dhe e di që do të kalojnë dy-tri vjet derisa të përfundoj punë. Në to besoj, nëse janë rastet që janë më të vogla, por për raste të mëdha ka ndikim. Ndikon politika në gjykata dhe nuk vendoset ashtu siç është e drejta”, thotë Liriku.
Ngjashëm mendon edhe i riu Gëzim Morina. Ai thotë se nuk ka pasur ndonjë rast deri më tash në gjykata, por ka përshtypjen se atje ndikon politika.
“Ajo është e ndikuar nga qeveria komplet. Mendoj ashtu se gjërat po shihen. Të gjithë janë të ndikuar nga politika, me drejtësi, me polici e të gjithë. Do të bëhet mirë dikur, por vonë”, shprehet Gëzimi.
Korrupsioni në gjyqësi, grumbullimi i lëndëve, ngadalësimi në reforma - janë vetëm disa nga kritikat më të shpeshta që janë dëgjuar nga monitoruesit e sistemit të drejtësisë për vite me radhë.
Fatos Davodaku, i cili studion biznesin ndërkombëtar në Fakultetin Ekonomik, thotë se në gjykata edhe mund të ketë gjyqtarë të korruptuar.
“Nga ajo që po dëgjojmë në media, po ka shumë raste që në gjykata ka korrupsion. Për këtë arsye nuk iu besoj shumë gjykatave në Kosovë”, thekson Fatosi.
Kurse Besart Rrafshi, nga Suhareka thotë:
“Nuk kam edhe shumë besim të madh sepse ka korrupsion. Edhe nëse je shumë i drejtë për shumë gjëra, nëse dikush tjetër gjyqtarin e korrupton me para, ti do të dalësh i fajshëm. Si të gjithë qytetarët, kur ka ndonjë problem, e thërrasim policinë dhe rasti shkon në gjykata, por nuk është shumë i besueshëm”.
Ndërkaq, Xhejlane Pllana, e cila jeton në Gjermani, por që ka ardhur për vizitë në Kosovë, lidhure me këtë çështje, shprehet:
“Jetoj në Gjermani, në Keln. Për siguri e drejtësi, atje është shumë mirë. Kurse, sa i takon ndarjes së drejtësisë në gjykatat e Kosovës, kam dëgjuar që gjendja nuk është e mirë. Më kanë thënë që punët aty shkojnë me të njohur”.
Dritëro Jakupi, student i Universitetit të Prishtinës, konsideron se gjykatat në vend nuk janë efektive.
“Nuk më ka ndodhur të kem ndonjë rast në gjykata, por me raste të shokëve mund të flas dhe nga ato raste që i di, sheh që gjykata nuk është efektive. Për t'u shqyrtuar lënda shkojnë 3-4 vjet edhe pas kaq vjetësh, çka u bë, humb motivi, humb interesi dhe esenca se përse ke nisur të merresh me atë problem”, thotë Dritëro.
Mijëra lëndë të pazgjidhura, vazhdojnë të mbesin në sirtarët e gjykatave, kanë deklaruar autoritete kompetentëve.
Por, juristja e ardhshme, studentja e Fakulteti Juridik, Arbnora Shabani, konsideron se gjykatat duhet të jenë më efektive në punët e tyre.
“Mendoj që me këtë sistemin e ri që e kanë bërë, ndoshta kanë për të funksionuar më mirë gjykatat Themelore, Supreme, e të tjerat. Gjykatat janë të pavarura, unike dhe askush nuk duhet të ndikojë në punën e tyre, por, te në Kosovë, dihet që po ka ndikime”, shprehet Arbnora.
Një sistem gjyqësor i pavarur, i përbërë edhe nga gjyqtarë të pavarur, të paanshëm dhe profesionistë, thonë ekspertët, është një ndër elementet bazë dhe gur-themeli i shtetit të së drejtës.