Ndërlidhjet

Zhvlerësim i PTK-së


PTK
PTK
Oferta financiare prej 277 milionë eurosh e kompanisë gjermane "AXOS- capital”, në konsorcium me “Najafi Companies LLC” për Postë-Telekomin e Kosovës, nuk i ka befasuar njohësit e çështjeve ekonomike në Prishtinë, pasi që, siç thonë ata, kjo shumë ishte diktuar nga vetë Qeveria e Kosovës, e cila për vite me radhë në buxhet kishte planifikuar shumën prej 300 milionë eurosh nga shitja e këtij aseti.

Ata thonë se vlera prej 277 milionë eurosh për një aset profitabil çfarë është Postë -Telekomi i Kosovës, është mjaft e ulët.

Oferta financiare e dy kompanive ishte bërë publike të premten nga Komisioni Qeveritar për privatizimin e PTK-së.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se çmimi i ofruar nga kompania fituese, nuk është çmim ekonomik, por është një zhvlerësim i këtij aseti publik.

Musa Limani
Musa Limani
“Vlera prej 277 milionë eurosh që e ka bërë ofertuesi, për mua është shumë minimale dhe një zhvlerësim i PTK-së, pasi që kjo kompani është një prej ndërmarrjeve më profitabile, e cila paraqet një burim mjaft të rëndësishëm për buxhetin e Kosovës, pasi edhe shteti është aksionar aty”, vlerëson Limani.

Oferta financiare e kompanisë gjermane i është dërguar Qeverisë së Kosovës për aprovim apo jo.

Ndërkohë, që kjo ofertë financiare nga profesori Limani thuhet të mos pranohet nga Qeveria e Kosovës dhe ky aset të mos privatizohet.

“Sido që të jetë, ajo është në kompetencë të Qeverisë dhe ajo vendos, por në aspektin ekonomik mendoj që çmimi është shumë i ulët edhe nuk duhet të privatizohet pa marrë parasysh qëllimet apo synimet që i ka Qeveria. Ndoshta do të ishte mirë të bëhej një analizë e procesit të privatizimit të PTK-së dhe të shihet çfarë rezultate ka”, shprehet Limani.

Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale "STRAS”, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo vlerë është e vogël nëse krahasohet me ofertat çfarë kanë qenë për operatorët e telekomunikacionit në vendet e rajonit, si në Serbi apo Maqedoni.
...kur llogarit vlerën e tregut dhe biznesit të Postës, unë mendoj që kjo shumë është e vogël.

“Nëse nisemi vetëm për nga vëllimi financiar që përfshin oferta, atëherë është një shumë, e cila përmbush kërkesat e Qeverisë, pasi që ajo ka synuar për 300 milionë, që në fakt kurrë nuk e ka thënë, por që çdo herë e ka pasqyruar në tabelat buxhetore, Por, kur llogarit vlerën e tregut dhe biznesit të Postës, unë mendoj që kjo shumë është e vogël”, thotë Rexhepi.

Ndërkohë, sa i përket asaj se a do ta aprovojë Qeveria e Kosovës këtë ofertë financiare, Rexhepi thotë se shumë projekte të Qeverisë janë ngushtë të lidhura me shitjen e PTK-së dhe për këtë ka edhe presion nga mekanizmat ndërkombëtarë me qëllim të futjes në investime të tjera.

“Kur i kemi parasysh këto projekte apo synime të Qeverisë, atëherë prej këndit të Qeverisë kjo shumë është e arsyeshme, por këto projekte unë mendoj se nuk është e domosdoshme që të fillojnë këtë vit apo vitin e tjetër, se ato mund të bëhen edhe në një periudhe tjetër, pasi që për nga infrastruktura Kosova tani nuk është më në kolaps”, thekson Rexhepi.

Në buxhetin e vitit 2013 Qeverisa e Kosovës kishte ndarë 30 milionë euro për fillimin e realizimit të projekti të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Ky projekt nga përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte thënë se nuk mund të fillojë nëse nuk bëhet shitja e Postë-Telekomit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG