Me gjithë ankesat e qytetarëve për fatura të fryra dhe çmime enorme të energjisë elektrike, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se nuk është bërë ndonjë gabim kolektiv.
Edhe pse Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet në lidhje me shprehjen e shumë pakënaqësive nga ana e qytetarëve për faturat e shpenzimit të rrymës, të lëshuara nga KEK-u për muajin janar.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala, i tha Radios Evropa e Lirë se KEK-u e ka krijuar grupin e veçantë për t’i adresuar të gjitha ankesat eventuale që mund t’i ketë një grup apo individ.
“Deri tash ka arritur të shqyrtohet një numër i konsiderueshëm i ankesave dhe janë evidentuar disa gabime, por janë gabime individuale, gabime këto që kanë ndodhur edhe muajt paraprak. KEK-u po i shqyrton këto gabime, sepse bëhet fjalë për një lexim manual, pra leximi bëhet me sy. Gabimi është në lexim. Tash këtë muaj kanë qenë vetëm 7 gabime në krejt Kosovën. Jo për atë se kinse KEK-u ka fryrë faturat”.
“Fryrja e faturave nuk qëndron në bazë të të gjitha vlerësimeve. Vlera është reale dhe sa i përket protestave ne i ftojmë gjitha palët e pakënaqura apo që dyshojnë, t’u drejtohen sporteleve të KEK-ut apo edhe në baza individuale të vijnë në KEK, dhe do t’u sqarohet deri në detajet më të vogla secili shqetësim që ata kanë”, deklaroi Buzhala për Radion Evropa e Lirë.
Kurse, në raportin e prezantuar nga KEK-u, në konferencën e mbajtur më 12 shkurt, numri i konsumatorëve që janë ankuar në KEK deri në pasditen e së hënës ka arritur në 1234 ankesa. Nga këto ankesa, vetëm 78 kanë qenë nga gabimi në lexim, 32 nga problemet në njehsorët e rrymës dhe 7 gabime në faturim.
Qytetarët disa ditë me radhë protestuan para ndërtesës së KEK-ut, për arsye se, siç thoshin ata, për muajin janar KEK- u ka fryrë faturat për qytetarët.
Kërkesat ndaj KEK-ut, sipas organizatorëve, janë që të shpallet vendimi për mosngritjen e çmimeve të energjisë elektrik, të jepet vendim i prerë për tërheqjen dhe rishikimin e të gjitha faturave të janarit, të mos shkëputet nga rrjeti i energjisë elektrike asnjë konsumator që nuk e ka paguar faturën e muajit janar, të krijohet Komision parlamentar që krahas Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, të nisë edhe një hetim parlamentar në lidhje me keqpërdorimet, duke siguruar që të mos ketë keqpërdorime të tjera gjatë hetimeve të nisura.
Sipas tyre, në rast të mosplotësimit të këtyre pikave, protestat nga ana e qytetarëve do të vazhdojnë.
Ndërkaq, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, tha për Radion Evropa e Lirë se numri i ankesave të regjistruara në Institucionin e Avokatit të Popullit, lidhur me faturat e KEK-ut, nga data 5 deri më 15 shkurt 2013, është gjithsej 44.
“Ne kemi hapur raste individuale, sepse ne jemi të obliguar që secilin rast individual ta shqyrtojmë. Momentalisht, nuk kemi arsye ta fajësojmë ose jo dikë. Ne do të kontaktojmë me të gjitha zyrat dhe institucionet që janë kompetente dhe që janë duke e hetuar këtë çështje, si Zyra e Rregullatorit, KEK-u. Ftesa është publike dhe ne nuk jemi organ ekzekutiv, ne përsëri do t’i dërgojmë ankesat në institucionet gjegjëse”, u shpreh Kurteshi.
Sidoqoftë organizatorët e protestës kanë thënë se reagimet e fundit institucionale janë të pamjaftueshme dhe nuk i adresojnë të gjitha pikat e ngritura gjatë protestave, të cilat janë mbajtur me datën 7 dhe 8 shkurt.