Kuvendi i Kosovës as në fillimin e këtij viti nuk po arrin që të punojë në mënyrë të pavarur dhe pa rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë disa nga përfaqësuesit e partive politike opozitare.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se Qeveria e Kosovës në masë të madhe ka ndikuar dhe po ndikon në punën e Kuvendit.
“Një gjë duhet ta kemi të qartë dhe besoj se e kemi. Këto që po ndodhin kohëve të fundit në Kuvend nga partia në pushtet, janë veprime të Qeverisë. Dhe, kjo është shumë e qartë që pengesa që i vjen Kuvendit i vjen pikërisht nga Qeveria”.
“Kjo është shumë e qartë, diktimi, tentimi i imponimit të mënyrës së votimit për dhe kundër. Të gjitha këto vijnë nga Qeveria. Kjo është e qartë dhe mund të shihet nga çdokush që dëshiron ta shohë”, thotë Beqiri.
Edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se Qeveria vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kuvend, përmes deputetëve të koalicionit qeverisës.
“Po vazhdon edhe këtë vit ai raporti i njëanshëm që e ka pasur Qeveria në raport me Kuvendin, kur Qeveria paraqitet në mënyrë tejet paternaliste karshi Kuvendit dhe ia orienton dhe dirigjon tërësisht agjendën Kuvendit”, pohon Konjufca.
Konjufca konsideron se pa e drejtpeshuar relacionin ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë nuk mund të ketë demokraci të duhur.
“Sa i takon fuqisë monitoruese të Kuvendit ndaj Qeverisë është shumë e brishtë dhe pothuajse nuk po vjen në shprehje aspak, sepse Qeveria është ajo, e cila i zbaton ligjet. Mirëpo, Kuvendi është ai i cili e merr në pyetje Qeverinë kur ka ngecje në zbatimin e ligjeve. Ne jemi dëshmitarë që në Kosovë Qeveria shpeshherë nuk i zbaton ligjet dhe shpeshherë i shkel ato”, thekson Konjufca për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, hedh poshtë deklaratat se punën e Kuvendit të Kosovës është duke e diktuar ekzekutivi.
Ai thotë se Kuvendi po e ushtron funksionin e vet.
“Kudo Qeveria tenton t’i bëjë numrat dhe mbi bazën e numrave, ajo dhe funksionon. Nëse Qeveria për çështje të caktuara, i bën numrat, e ka shumicën, deputetët janë ata që me votat e tyre vendosin për çështje të caktuara”, deklaron Krasniqi.
Ndryshe, përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, institut ky që monitoron punën e Kuvendit, kanë deklaruar disa herë se Qeveria e Kosovës në masë të madhe ndikon në punën e Kuvendit.
Në raportet e tyre është thënë se “jemi dëshmitarë që edhe gjatë vitit 2012 nuk ka pasur ndonjë avancim drejt mënjanimit të ndërhyrjes së Qeverisë në punën e Kuvendit të Kosovës”.