Ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë, vlerësojnë se premtimet e ekzekutivit kosovar që gjatë viti 2013, do të ketë rritje ekonomike për rreth 5 për qind, do të jetë shumë vështirë që të realizohen.
Një vlerësim të ngjashëm, kohë më parë e kanë dhënë edhe përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke parashikuar se rritja ekonomike në Kosovë, do të jetë vetëm 3.8 për qind, dhe jo 5 për qind, ashtu siç ka planifikuar ekzekutivi i vendit.
Eksperti për çështje ekonomike, Safet Gërxhaliu, njëherësh kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, konsideron se rënia e investimeve të huaja, e eksporteve, e po ashtu edhe e remitencave, gjatë vitit të kaluar, janë vetëm disa nga faktorët që do të ndikojnë në rritjen ekonomike.
“Bazuar në faktin se në vitin 2012 kemi pasur rënie të investimeve të huaja direkte, kemi pasur rënie të eksportit, rënie të remitencave, kemi pasur një qasje shumë më tepër politike në dominimin e aktiviteteve në Kosovë, sesa ato ekonomike, atëherë është utopike të pritet se do të ndodhë ndonjë shkop magjik që në vitin 2013 do të avancojë, ose do të paraqitet ndonjë pozitë më e mirë”, thotë Gërxhaliu.
Edhe eksperti tjetër, Muhamet Sadiku, thekson se rritja ekonomike në 2013 mund edhe të mos i afrohet tre përqindëshit. Kjo, sipas tij, nuk mund t’i zgjidhë problemet, të cilat i ka Kosova në shumë aspekte dhe vetë problemet ekonomike.
“Kjo rritje e ekonomike, e cila po planifikohet prej 3 e diçka për qind, nuk është ndonjë rritje ekonomike, e cila do t’i zgjidhë problemet zhvillimore të Kosovës, duke pasur parasysh nivelin e ulët ekonomik, duke pasur parasysh nivelin e ulët të bruto - produktit për kokë banori . Pra, kjo rritje ekonomike do të jetë në varësi të madhe nga shpenzimet qeveritare, nga shpenzimet kapitale dhe do të jetë në ndikim tejet negativ të varësisë së madhe të Kosovës nga importi”, vlerëson Sadiku.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se OEK-u kanë bërë apel që viti 2013 të shpallet vit i zhvillimit ekonomik.
Sipas tij, nëse gjërat do të lihen kështu siç janë në aspektin ekonomik, nuk mund të ketë një rritje më të madhe se 2.5 për qind rritje ekonomike.
“Vetëm atëherë kur bëhet më tepër për ekonomi se sa që flitet, mund të ketë të arritura ose rritje ekonomike. Mirëpo, bazuar në faktet reale dhe bazuar në faktin se po hyjmë në një vit kalendarik ku negociatat me Serbinë do të jenë vërtet prioritet, ku marrëveshja e asociim-stabilizimit do të jetë në agjendë, ku rastësisht mund të ketë edhe zgjedhje, atëherë do të jetë një vit i sfidave, një vit i cili do ta lë ekonominë nën hije dhe me lënien nën hije të ekonomisë, është e pamundur që të ketë rritje ekonomike”, thekson Gërxhaliu.
Sa i takon buxhetit për vitit 2013, zyrtarë të ekzekutivit kanë pohuar se ai është buxhet i zhvillimit ekonomik dhe është i bazuar në burime të qëndrueshme dhe në harmonizim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.