Ekonomia e Kosovës edhe 13 vjet pas pasluftës, vazhdon të mbetet një ekonomi e paqëndrueshme, me normë të lartë të papunësisë dhe pa ambient të favorshëm për biznes. Të paktën kështu thonë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të organizatave ekonomike në vend.
Ata thonë se edhe studimet e fundit dëshmojnë se joformaliteti mbetet i lartë mbi 40 për qind, dhe kjo, siç shprehen ata, për arsyeje se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë të vendosura për të vënë rregull apo formalitet në këtë mjedis.
Agron Demi, drejtor në Institutin për Studime të Avancuara, thotë se e tërë kjo periudhë disavjeçare, afër 13 vjet, është karakterizuar me një rritje ekonomike tejet të ulët.
“Është shpresuar që në vitin 2001- 2002 në kohën e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore do të ketë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë e vendit. Është menduar se do të vijnë investitorë të huaj me renome, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tani jemi me një ekonomi mjaft të dobët”, thotë Demi.
Sundimi i ligjit, funksionaliteti i gjykatave ekonomike, luftimi i korrupsionit kanë mbetur ende me prioritet shumë të lartë edhe pas 13 vjetëve të pasluftës. Sipas ekspertëve të ekonomisë, të gjithë këta faktorë kanë peshë të madhe në ekonominë e Kosovës dhe do të vazhdojnë ta rëndojnë edhe më shumë atë, përderisa nuk zgjidhen.
Demi, po ashtu, thekson se një problem thelbësor është papunësia që edhe pas 13 vjetëve ka mbetur në nivel të lartë. Për të gjitha këto ngecje në ekonomi, thekson Demi, fajtor mbesin institucionet e Kosovës.
“Proceset e fundit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, siç është Korporata Energjetike e Kosovës apo Post-Telekomi i Kosovë, kanë dëshmuar se kjo qeveri vetëm e ka dëmtuar procesin e investimeve të huaja direkte apo zhvillimin ekonomik, duke hyrë në procese, të cilat nuk ka qenë e aftë t’i menaxhojë. Këto dështime që po ndodhin, po dëshmojnë se ky vend nuk e meriton besimin e investitorëve të huaj për shkak se në këtë vend ka keqmenaxhim dhe korrupsion”, thekson Demi.
Pas luftës së fundit, 13 vjet më parë, Kosova trashëgoi një ekonomi të dëmtuar. Problemet ekonomike në Kosovë ishin si pasojë e shumë faktorëve, pasi që Kosova ka qenë vendi më i pazhvilluar në ish-Jugosllavi, pastaj dëmet e shumta gjatë luftës së vitit 1999, mungesa e kapaciteteve, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe njerëzor, mungesa e politikave për të adresuar çështjet sociale, etj.
Sidoqoftë, zhvillimi ekonomik gjatë periudhës 13-vjeçare, edhe sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Haki Shatri, mund të konsiderohet i dështuar. Gjatë këtyre 13 vjetëve është bërë shumë pak për zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia e Kosovës, vlerëson Shatri, është ekonomia më e pazhvilluar në Evropë.
“Ne kemi rreth 2200 euro për kokë banori, produkt shoqëror që është dyfish më pak se vendi i parafundit që është Shqipëria në Evropë. Me normën e zhvillimit shoqëror që e kemi dhe me rrethanat tjera siç është norma e shtimit të popullsisë dhe investimeve të huaja, Kosovës i duhet edhe një shekull që ta arrijë nivelin e zhvillimit apo konsumit që e ka Shqipëria sot”, vlerëson Shatri.
Gjatë këtyre 13 vjetëve, sipas ekspertëve, më tepër është zhvilluar një kulturë e ekonomisë së hapur të tregut, një kulturë, në të cilën është vlerësuar se do të krijohet një konkurrencë e lirë, por që edhe kjo ka mbetur një sfidë, Kosova për shkak se ende ballafaqohet me koncepte jo shumë të qarta mbi atë se çfarë dëshirojnë të kenë në ekonominë e Kosovës.
Eksperti i ekonomisë, Shatri, thotë se gjatë këtyre viteve institucionet e Kosovës kishin lënë anash zhvillimin ekonomik dhe prioritet kishin zhvillimet politike.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ekonomia jonë nuk ka ndonjë aftësi të madhe akumuluese dhe nuk mund të ndajë nga prodhimi i vet mjete për zhvillim ekonomik në nivelin e nevojshëm, por veprimi për të krijuar kushte për tërheqjen e kapitalit të huaj, si domosdoshmëri për të tejkaluar problemet zhvillimore, ka qenë obligim dhe përcaktim i institucioneve kosovare. Por, kjo nuk është bërë”, thekson Shatri.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka mbyllur vitin 2011 me rritje ekonomike prej 5.3 për qind - rritje ekonomike kjo, e cila ka pamundësuar zbutjen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë në Kosovë.
Ndryshe, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve mbetet ende një nga sfidat për institucionet e Kosovës.

...Kosovës i duhet edhe një shekull që ta arrijë nivelin e zhvillimit apo konsumit që e ka Shqipëria sot.