Viti 2012 nga autoritetet kompetente ishte definuar si vit i luftimit të rreptë ndaj ekonomisë së paligjshme. Tani, gati në përmbyllje të këtij viti, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike japin mendimet e tyre për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër kësaj dukurie.
Ata thonë se përveç deklaratave të zyrtarëve qeveritarë, ideve dhe formimit të grupeve punuese për ta parandaluar këtë fenomen, një gjë e tillë nuk është parë në praktikë.
Analizat e bëra nga Aleanca Kosovare e Biznesit gjatë vitit 2012 kanë treguar se joformaliteti në Kosovë ka shënuar ngritje dhe atë deri në shkallën mbi 40 për qind.
Kryetari i këtij mekanizmi, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se
përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për ta luftuar ekonominë joformale, gjatë këtij viti kanë qenë minimale dhe të padukshme. Parandalimi i kësaj dukurie, shton Shahini, mbetet sfidë edhe për vitin e ardhshëm.
“Joformalitei në Kosovë mbetet ende një sfidë, mbetet ende një mundësi e mirë e Qeverisë për ta luftuar këtë fenomen, mbetet një mundësi e vetëdijesimit të atyre që janë në formë direkte apo indirekte, të inkuadruar në joformalitet, që ta lënë atë punë, pasi që një ditë do të japin përgjegjësi për atë që e bëjnë, e që është në kundërshtim me ligjet”, thotë Shahini.
Në anë tjetër, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, konsideron se ekonomia joformale në Kosovë është në përqindje të lartë dhe mjaft shqetësuese.
Institucionet e Kosovës, thotë ai, duhet të marrin masa që kjo ekonomi të luftohet, në të kundërtën buxheti i Kosovës po dëmtohet.
“Dëmi nga ekonomia joformale është i madh. Nëse vlerësohet se ekonomia joformale është prezent në treg në nivel deri në 30 për qind, atëherë në të hyrat buxhetore reflektohet po me të njëjtën përqindje”, thekson Shatri.
Pavarësisht këtyre humbjeve që i janë bërë buxhetit të Kosovës, Shatri thotë se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një luftë të duhur kundër ekonomisë së paligjshme.
“Më duket që ka munguar edhe vullneti për ta luftuar këtë dukuri. Ka pasur vetëm deklarata që në shumë raste kanë qenë promovuese për ata persona që kanë për detyrë ta zgjidhin këtë problem. Punë konkrete, që do të zbuste këtë fenomen, nuk ka pasur”, vlerëson Shatri.
Ndërkaq, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ekonomia joformale gjatë këtij viti ka lulëzuar, duke u ngritur nivel më të lartë krahasuar me vitet e kaluara. Ai tregon se përveç ekonomisë së paligjshme në mallra, një ekonomi e tillë vërehet në punësim, ku, sipas analizave të bëra nga AKB-ja, ku shënuar rritje për 4 për qind
Pjesa veriore e Kosovës, sipas Shahinit, mbetet vendi ku më së shumti zhvillohet ekonomia e paligjshme.
“Mungesa e shtrirjes së autoritetit të Kosovës në disa pjesë, që ne i konsiderojmë si vende që prodhojnë joformalitet dhe që krijojnë jostabilitet në tregun e Kosovës, siç është veriu i Kosovës, krijon pabarazi në mes bizneseve dhe si pasojë e kësaj, shumë biznese janë mbyllur”, potencon Shahini.