Ditët e fundit Shqipëria u trondit nga dy ngjarje të rënda.
Një grua shtatzënë u masakrua me sëpatë nga bashkëshorti i saj, që e dhunonte vazhdimisht fizikisht. Ngjarja ndodhi në Orikum, viktima ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur.
Pak ditë më pas, në Korçë një grua shtatzënë u rrah barbarisht nga bashkëshorti. Ajo ndodhet në spital me pak shpresa për jetën. Vrasja, si shfaqja më e ashpër e dhunës në familje, numëron 24 viktima vetëm për vitin 2012.
Kjo, sipas Iris Luarasit, drejtore e Linjës për Këshillimin e Grave dhe Vajzave, duhet të shërbejë si këmbanë alarmi.
“Numri i grave të vrara në 2012 është pa diskutim numri rekord i grave që janë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur një fund tragjik. Kjo tregon pa diskutim që dhuna është rritur”, thotë Luarasi.
Shifrat që dokumentojnë fenomenin bazohen vetëm te denoncimet që bëjnë viktimat e dhunës. Te kjo linjë, çdo ditë denoncohen nga vetë viktimat 10 deri në 15 raste. Përmasat mund të jenë dhe më të frikshme nga ajo çfarë realisht njohim.
Edlira Haxhiymeri e cila drejton strehën e grave dhe të vajzave të dhunuara, thotë se rritja e rasteve të denoncimit e ka nxjerrë në sipërfaqe problemin.
“Një grua sot nëse përjeton dhunë, një vajzë nëse dhunohet, ajo ka më shumë informacion është më e ndërgjegjësuar se ku duhet të drejtohet dhe institucionet janë të detyruara me ligj t’i japin shërbimin apo referimin e duhur. Në momentin që flasim, ne kemi një rritje të shkallës së tyre të ndërgjegjësimit për të kërkuar ndihmë".
"Ka filluar që një pjesë e mirë e rasteve të dalin mbi ujë dhe kjo mund të krijojë perceptimin se kemi më shumë raste dhune. Unë do të preferoja të thoshin se kemi më shumë raste që denoncohen të dhunës”, shprehet Haxhiymeri.
Kjo strehë trajton të paktën 50 raste afatgjatë.
Një ndër to është edhe një nënë 28 vjeçare dhe vajza e saj 8 vjeç. E veshur më një palë tuta ngjyrë të çelur, ajo duket e qetë, pavarësisht se historia e saj është një histori dhunimi fizik të vazhdueshëm, të cilës nuk i ka shpëtuar dhe vajza e saj e mitur.
“Të gjitha! Dhunë fizike, psikologjike, izolim total, gjitha të këqijat. Erdhi një moment nuk durova dot më! Kalova 10 vjet vetëm për vajzën sepse nuk doja të shkatërroja familjen, por nuk mundesha dot më”, thotë ajo.
Mungesa e mbështetjes familjare është një nga arsyet që i mban viktimat e dhunës nën tutelën e dhunuesit. Ajo çfarë e bën edhe më të trishtë situatën e kësaj nëne të re është fakti se familja e saj nuk e mbështeti asnjëherë në vendimin për t’u larguar prej dhunuesit, bashkëshortit të saj.
“Nuk donin që unë të prishja familjen. Jetoja në një fshat të një tjetër qyteti, dhe aty kanë mentalitet të vjetër, që po të ndahet vajza nga burri është turp, ndaj dhe nuk donin. Sakrifiko më thoshin, për vajzën”, tregon ajo.
Ndërsa bisedojmë, shfaqet në derë vogëlushja 8 vjeçare, e lumtur. Kjo nënë e di mirë se i ka shërbyer këtij qëllimi. Por denoncimet janë gjithnjë pak, në raport me aisbergun që ka krijuar fenomeni ndër vite.
Komunikimi - zbutja më e madhe
Çfarë mund ta zbusë,- siç thotë Edlira Haxhiymeri - janë modelet e reja të komunikimit ndërnjerëzor që nisin që në moshë të re.
“Është fjala për ndryshimin e sjelljes që dominon në popullatë dhe ndryshimi i sjelljes bëhet me ndryshimin e mentalitetit. Sepse ne sillemi në mënyrën sesi mendojmë. Por ndryshimi i mentalitetit është afatgjatë. Dhe këtu kërkohet një punë e vazhdueshme, një punë që të përfshijë sa më shumë breza moshorë sipas nevojave. Dhe së dyti unë besoj te forcimi i ligjit, zbatimi i ligjit”, bën të ditur ajo.
Sipas Iris Luarasit, modelet e ndëshkueshmërisë që kanë prodhuar gjykatat shqiptare ndër vite, për raste të dhunës në familje , e kanë nxitur problematikën.
“Sepse në qoftë se për gratë e vrara dhunuesit do të merrnin dënime maksimale, padiskutim që nuk do të kishim këtë numër të grave të vrara gjatë 2012. Madje në disa debate televizive kemi pasur dhe përpjekje të njerëzve për t’i quajtur si krime pasioni dhe në fakt që një arsye të veçantë pse bëhet kjo”.
“Sepse, nëse do të shihet legjislacioni, krimet e pasionit kanë një ndëshkim shumë herë më të vogël edhe pse me funde tragjike, krahasuar me një krim të dhunës në familje. Kështu që janë bërë të gjithë ekspertë edhe dhunuesit edhe ata që marrin para nga dhunuesit”, shprehet Luarasi.
Burgim i përjetshëm për dhunuesit
Si një përpjekje për të minimizuar problemin, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, propozoi që në kodin penal të sanksionohet burgim i përjetshëm në rastet e vrasjes, rrjedhojë e dhunës në familje.
Por ky është ende një propozim, që sikur të realizohej, do të prodhonte efekt pozitiv, siç vlerëson Luarasi.
“Në qoftë se do të realizohet kjo që thotë kryeministri Berisha, padiskutim do të jetë një nga gjërat më të mira që do të bëhet kundër dhunës në familje. Unë madje nuk mendoj vetëm burgim të përjetshëm por edhe punë të detyruar deri në fund të jetës për këta njerëz që janë dhunues, që vrasin gratë dhe fëmijët. Sepse dhe kjo historia e burgut…që shkojnë njerëzit në burg dhe për sjellje të mirë dalin pas pesë vitesh nga burgu, sigurisht nuk është mënyra për të luftuar krimin në familje”.
Por sa e sigurt duhet të ndihet një grua që sot guxon të denoncojë dhunuesin e saj?
Ka një seri mekanizmash që vihen në lëvizje, që nga marrja në mbrojtje e viktimës nga policia deri te strehimi i saj.
Rritja e rasteve të denoncimit krahasuar me vite më parë të bën të mendosh se situata ka ndryshuar, garancitë për atë çfarë vjen pas janë më të mëdha.
Por, siç thotë Haxhiymeri, jo i gjithë zinxhiri trajtues i viktimave të dhunës në familje është funksional.
“Pra, nëse ne mund të zgjidhim problemin e komunikimit me familjen dhe me gjykatën, ne kemi vështirësi të mëdha për sa i përket punësimit dhe strehimit të këtyre viktimave. Prandaj dhe them që në një pjesë të konsiderueshme një grua mund të të ndihet e mbrojtur dhe e mbështetur por jo në përgjithësi”.
Ndryshe nga sa mendohet, dhuna prek të gjitha kategoritë e shoqërisë edhe familjet intelektuale. Çfarë ndryshon është vetëm mënyra sesi subjektet e dhunës denoncojnë rastin dhe kur.
Në familjet me një nivel të ulët shkollimi, denoncimet bëhen vetëm kur situata është tejet kritike, kërcënuese për jetën.