Ndërlidhjet

Lindja e parakohshme - shkaktar i vdekshmërisë së lartë të foshnjave


Neonatologjia në QKUK
Neonatologjia në QKUK
Në botë 15 milionë foshnja lindin para kohës. Ndërkaq, lindja e parakohshme është shkaku më i shpeshtë i vdekjes së të sapolindurve. Edhe Kosova përballet me një problem të tillë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, vdekshmëria e foshnjave në Kosovë ka rënë dukshëm krahasuar me vitet paraprake.

Ata thonë se në vitin 2000, shkalla e vdekshmërisë së foshnjave ka qenë 29 vdekje në 100 mijë lindje. Dhjetë vjet pas, vdekshmëria ka rënë në 19 vdekje në 100 qind mijë lindje, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Por, te vdekjet e foshnjave të lindura para kohe, përqindja sillet nga 7 deri në 10, e lindjeve të përgjithshme.

Syheda Latifi Hoxha bën të ditur se lindjet e parakohshme si në tërë botën, ekzistojnë edhe në Kosovë. Ajo përmend disa nga faktorët që ndikojnë në lindje të parakohshme:

“Lindje e parakohshme konsiderohet lindja nga java e 22-të deri në 36. Për nga pesha, 500 gramë e më tepër, deri në 2500 gramë, nënkupton lindjen e parakohshme.
Lindjet e parakohshme, kapin shifrat si në Kosovë po ashtu edhe në botë nga 10 për qind apo edhe 7 për qind të lindjeve të përgjithshme”.

“Pesëdhjetë për qind nuk dihen faktorët, por 50 të tjera janë ato të shtatzënive të shumëfishta, binjakë, trinjakë, infeksionet, keqformimet e mitrës, jodevotshmëria e qafës së mitrës, si dhe probleme që ndërlidhen me placentën, janë faktorët që ndikojnë në lindje të parakohshme”
, bën të ditur Hoxha.

Foshnje...
Foshnje...
Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, thonë deklaruar se problemi i lindjeve të parakohshme të foshnjave, është një problem global.

Sami Uka, zyrtar në këtë organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se OBSH-ja, zyra regjionale, po përpiqet që ta sjellë në Kosovë një strategji të përpiluar enkas për Evropën jug- lindore, e që do të mund të parandalonte 450 mijë vdekje të foshnjave brenda vitit.

“Janë tri metoda tashmë që kanë rezultuar pozitivisht, si injektimi i asteroideve, të cilat injektohen te nëna, e që ndihmon që mushkëritë e foshnjës të zhvillohen, një metodë që aplikohet tashmë në Kosovë. Pastaj, aplikimi i nënës kangur, apo marrëdhëniet intime mes foshnjës së sapolindur dhe nënës, e që do të mund të ndalonte 450 mijë vdekje të foshnjave brenda vitit, si dhe dhënia e antibiotikëve që do të ndihmonte të shpëtonte jetë, si amoksicilini, si dhe injeksione antibiotiku që do t’i luftonin infeksionet”, thotë Uka.

Në anën tjetër, doktoresha Hoxha pohon se parandalimi i lindjeve të parakohshme është sfidë për çdo mjek dhe vështirë mund të parandalohet.

“Ende sfidohet çdo obstetër apo neonatolog, për ta çuar lindjen deri në fund , por të gjitha trajtimet që janë bërë, nuk ka qenë e mundur të parandalohet lindja e parakohshme. Është e rëndësishme që çdo grua shtatzënë të ketë informacion, të bëjë kontrolle të rregullta, pavarësisht ka apo jo shenja të ndonjë problemi dhe ato të menaxhohen mirë”, thekson Hoxha.

Sipas zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsiderohet se 32 për qind e foshnjave që lindin para kohe, vdesin nga faktorë të ndryshëm, derisa 54 për qind e foshnjave që vdesin pas lindjes, janë si pasojë e lindjes së parakohshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG