Kundërshtimet e serbëve ndaj ndërtimit të shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, do të vazhdojnë edhe më tutje, vlerësojnë liderët e serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas tyre, reagimi i serbëve lokalë në veri është i arsyeshëm, për shkak se Qeveria e Kosovës, e cila e mbështet ndërtimin e këtyre shtëpive, po përpiqet ta ndryshojë strukturën etnike të veriut duke vendosur në shtëpitë e ndërtuara veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Politikani serb Marko Jakshiq, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët e veriut të Mitrovicës po përpiqen të parandalojnë planet e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e 290 shtëpive dhe banesave, ku do të vendoseshin veteranët e UÇK-së, të cilët, sipas tij, shumica janë nga rajoni i Drenicës.
“Po përgatisin shtëpitë dhe banesat për veteranët e luftës së UÇK-së, por me qëllimin që të ndryshohet pasqyra etnike dhe që pjesa e ashtuquajtur më kombëtare e palës shqiptare, të futet ndërmjet serbëve".
"Kjo është ajo që e nxitë revoltën dhe mllefin e serbëve, sepse është e dukshme që Qeveria në Prishtinë, në katër vitet e fundit po investon para të mëdha, para së gjithash, në disa mjedise të banuara me shqiptarë, këtu në veri të Kosovës”, thotë Jakshiq, duke shtuar se Prishtina në këtë mënyrë po përpiqet ta instalojë pushtetin e saj në veri të Kosovës.
Mendim dhe qëndrim të ngjashëm ka edhe lideri tjetër i serbëve të veriut, Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb. Sipas tij, ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në “Kroin e Vitakut”, po bëhet për ta rrezikuar ekzistencën e serbëve në këtë pjesë të Mitrovicës.
“Edhe ai që nuk e njeh doktrinën ushtarake, mund ta vërejë lehtësisht se dinamika e ndërtimit të shtëpive është në formën e një gjysmë unaze, në formën e rrethimit të vendbanimit serb në ‘Kroin e Vitakut’ dhe në këtë mënyrë ta kontrollojnë, jo vetëm këtë vendbanim, por edhe një pjesë të mirë të Mitrovicës. Shtëpitë janë vendosur në kuota të larta, kështu që nga aty të mbahet një kontroll shumë i mirë”, shprehet Ivanoviq.
Por, të dy këta politikanë serbë pajtohen se në mesin e atyre që po ndërtojnë shtëpi në “Kroin e Vitakut” ka edhe shqiptarë vendas, por që, siç thonë ata, numri i tyre është i paktë.
Në këtë mënyrë, thonë ata, këta banorë shqiptarë po e pësojnë, shkaku i shumicës, që sipas tyre, nuk janë banorë vendas. Jakshiq thotë se shqiptarët që kanë jetuar edhe para luftës së fundit në Kosovë, kanë të drejtë të kthehen të jetojnë në shtëpitë e tyre në “Kroin e Vitakut”, por jo edhe banorë të rinj.
“Është i saktë konstatimi se siç thuhet ‘afër drurit të thatë digjet edhe druri i njomë’. Sigurisht që banorët vendas kanë të drejtë që të kthehen në shtëpitë e tyre, por është fakt i dhembshëm që Qeveria e Kosovës po përpiqet ta ndryshojë përbërjen etnike, duke sjellë këtu të ashtuquajturën përbërje më luftarake shqiptare, me qëllimin që të shkaktojë shpërnguljen e serbëve. Do të ishte fakt absurd që kjo shpërngulje të vazhdojë edhe nga veriu i Kosovës”, thekson Jakshiq.
Por, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, Ivanoviq thotë se duhet kushtëzuar me përqindjen e kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre në Kosovë.
“Unë pajtohem që nëse kthehet një përqindje e serbëve të shpërngulur, të kthehet edhe një përqindje e shqiptarëve, të cilët nuk jetojnë në shtëpitë e tyre. Kjo do të ndodhte nëse do të ekzistonin qëllimet e sinqerta. Por, nuk mund të themi se këto qëllime janë të sinqerta kur kemi shembuj të dhunës në vendbanimet ku janë kthyer serbët”, potencon Ivanoviq.
Ndryshe, në veriun e Kosovë, ditëve të fundit ka pasur mjaft incidente, ndërkaq, situata është tensionuar mjaft, sidomos pas kundërshtimeve të serbëve ndaj ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në “Kroin e Vitakut”, e cila, siç ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, është përshkallëzuar edhe me shkëmbim zjarri ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokalë.
Aktualisht, punimet në “Kroin e Vitakut” janë ndërprerë, por zyrtarët komunalë të Mitrovicës kanë theksuar se ato do të vazhdojnë.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend, kanë theksuar se situata në veri të Kosovës është mjaft konfuze dhe jashtë kontrollit.