Ndërlidhjet

Gjermania insiston: Serbia të heqë strukturat nga Kosova


Mitrovicë
Mitrovicë
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, ka thënë se përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë i qëndrueshëm, në mënyrë që Serbia të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, askush nuk kërkon nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës, por që të normalizojë marrëdhëniet me të.

Duke folur për mediat serbe, Wilhelm ka thënë se Gjermania do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Serbisë që të heqë, siç ka thënë ai, strukturat parapolicore dhe paraushtarake nga veriu i Kosovës.

“Plani i Ahtisaarit parasheh autonomi të gjerë kur është fjala për qeverisjen lokale, kulturën, arsimin. Komuniteti serb duhet t’i shfrytëzojë këto përfitime”, ka thënë Wilhelm.

Kohë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje të hapur Beogradit që të heqë strukturat paralele të sigurisë nga veriu i Kosovës, nëse do që të avancojë drejt Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG