takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Aktivistë të kësaj lëvizjeje, duke përfshirë edhe deputetë të saj, kanë pësuar lëndime, derisa njësitet speciale të Policisë së Kosovës po tentonin ta shpërndanin turmën, e cila në orët e hershme kishte mësyrë ndërtesën e Qeverisë për të penguar punën normale të ekzekutivit.
Autoritetet e rendit kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, prej nga raportohet se janë hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se "edhe përkundër asaj që të gjitha protestat duhet paraprakisht të lajmërohen në Policinë e Kosovë, në bazë të Ligjit mbi tubimet publike, edhe sot aktivistët e Vetëvendosjes një protestë të tillë nuk e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës".
"Ata kanë mësyrë ndërtesën Qeverisë së Republikës e Kosovës. Me të arritur atje, ata kanë filluar të hedhin gjësende të ndryshme, mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë. Policia është detyruar të intervenojë, duke përdorur edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës", tha Kelani.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të subjektit politik, Vetëvendosje, Visar Ymeri, tregoi për Radion Evropa e Lirë se qëllimi i kësaj proteste ishte që t’u tregohet të gjithëve se ka pakënaqësi me këtë takim, siç e quajti ai, “kriminal”, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.
“Me këtë protestë kemi dashur të bllokojmë hyrjen e Qeverisë, për kryeministrin Hashim Thaçi, në mënyrë që të mos lejojmë të hyjë në ndërtesën e Qeverisë dhe t’i tregojmë se kjo nuk është një ditë normale pune, por është një ditë pas një takimi jashtëzakonisht të dëmshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën”, theksoi Ymeri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë 18 pjesëtarë të policisë të lënduar, kurse numri i të arrestuarve ka arritur në 33.
Sa i takon numrit të të arrestuarve, Ymeri tha se ende nuk dihet saktë se sa persona janë arrestuar po sipas tij, numri është shumë i madh.
“Nuk e di numrin e të arrestuarave, ka shumë të arrestuar, kemi pasur intervenime policore, kanë qenë jashtëzakonisht brutalë, kanë përdorur të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion, prej gazit lotsjellës, por edhe kanë goditur aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, disa prej të cilëve janë të lënduar”, tha Ymeri.
Vetëvendosje bëri, po ashtu, të ditur se deputeti Liburn Aliu është në mesin e të lënduarve më rëndë.
“Liburnin e kanë e rrahur te hoteli ish-Iliria, ndërkohë që tash nuk është i arrestuar, por është në spital”, bëri të ditur Ymeri.
Njësitet e Policisë janë shpërndarë në sheshin Nëna Terezë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e mbetur. Protesta është duke vazhduar ende, derisa policia ka kërkuar që protestuesit ta lirojnë rrugën.
Në prani të protestuesve, ka mbajtur një fjalim edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kryesisht ka folur kundër bisedimeve me Serbinë.
“Synimet politike të kësaj qeverie dhe çizmja policore në sheshin “Nëna Terezë” janë dy anët e të njëjtës medalje. Ne nuk jemi të lirë të lëvizim as në sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës. Ndërkohë, që qytetarët shqiptar në veri të Kosovës nuk mund të ecin lirshëm, nga strukturat ilegale atje, të cilat tash po legalizohen dhe legjitimohen më këtë dialogun politik për veriun”.
“Ju e dini qëllimi i Daçiçit, i thënë publikisht, është ndarja e Kosovës, qëndrimi i Thaçit, thënë publikisht është plani i Ahtisarit, gatishmëria për dialog është gatishmëri për kompromis. Dhe tash kompromisi do të jetë në formën e një republike serbe në veri, dhe jo mbase vetëm në veri, ngjashëm sikur në Bosnjë”, tha Kurti.
Në shenjë pakënaqësie për Aktivistë të kësaj lëvizjeje, duke përfshirë edhe deputetë të saj, kanë pësuar lëndime, derisa njësitet speciale të Policisë së Kosovës po tentonin ta shpërndanin turmën, e cila në orët e hershme kishte mësyrë ndërtesën e Qeverisë për të penguar punën normale të ekzekutivit.